Me një ceremoni solemne para Qeverisë së Kosovës, në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli i ka dorëzuar postin kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurti.

Hapat e parë drejtë Qeverisë, shefi i ri i ekzekutivit i bëri duke ecur mbi tepihun e kuq dhe nën interpretimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe nën përshëndetjen e gardës ceremoniale të FSK-së të cilët ishin rreshtuar për nder të tij.

Pas kësaj ceremonie u zhvillua takimi në mes të ish-zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli dhe kryeministrit Albin Kurti në ambientet e kabinetit të kryeministrit ku në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Derisa pas kësaj, kryeministri, Albin Kurti pritet të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

Top Channel