Ashtu si ishte parashikuar nga metereologët, bregdeti është përfshirë nga erëra të forta pas mesditës së sotme.

Mjetet lundruese të tonazhit të vogël dhe të mesëm, përfshirë anijet e peshkimit, kanë shmangur lundrimet në detin që regjistron forcën 6 ballë në rritje.

Edhe veprimtaria përpunuese e anijeve tregtare është pezulluar përkohësisht deri në qetësimin e erës, ndërsa ekuipazhet e anijeve kanë marrë masa për të shmangur incidentet në kalata dhe në det.

Masa kanë marrë dhe mjaft nga lokalet e shërbimit buzë detit, ndërsa në qytet situata paraqitet më e qetë.

Top Channel