Koronavirusi/ Imazhe satelitore nga spitali i Wuhan-it, që u ndërtua për vetëm 10 ditë!

04/02/2020 14:33

Imazhe satelitore shfaqin spitalin e parë të koronavirusit në Wuhan, i cili u ngrit mbi disa fusha të gjelbërta për vetëm dhjetë ditë.

Ishin autoritetet kineze që publikuan pamjet në fjalë,  ku tregohet se si spitali i parë koronavirus u me një shpejtësi të paparë.

Huoshenshan ose Spitali Mountain God Fire ka marrë grupin e parë të pacientëve pas vetëm 10 ditëve të ndërtimit në periferinë perëndimore të wuha-itn, epiqendra e shpërthimit të virusit dhe kryeqyteti i Provincës Hubei.

Kjo është qendra e parë mjekësore e ndërtuar për të trajtuar të sëmurët me koronavirus. Qyteti me 14 milion njerëz, i cili ka qenë në mbyllje për gati dy javë, po përgatitet të hapë institucionin e dytë të urgjencës, të enjten.

Numri i vdekjeve nga epidemia vazhdon të rritet në Kinë pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend raportoi 64 vdekje të reja brenda natës dhe Hong Kong konfirmoi viktimën e parë.

Sëmundja vdekjeprurëse, e cila mund të përhapet midis njerëzve, ka vrarë të paktën 427 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 20,700 persona.

Fotografitë e shkëputura nga Korporata Shkencore dhe Teknike e Hapësirës Ajrore të Kinës, të Dielën kapin ndryshimet dramatike të peizazhit në Qarkun Caidian të Wuhan para dhe pasi u ndërtua Spitali Huoshenshan. Rreth 1.400 mjekë ushtarakë u sollën për të drejtuar punimet mbi spitalin e ri, i cili përfshiu kontejnerë të rinovuar dhe ndërtesa të parafabrikuara.

 

FOTO GALERI
1/16

Top Channel