E mërkurë, 04 Shtator 2019
12:30
Spanjë/Po filmonte garën e çiklizmit, helikopteri zbulon plantacionin me hashash

Ka qenë duke filmuar një garë çiklizmi, por një helikopter në Spanjë padashur i ka ardhur në ndihmë dhe Policisë, sepse falë xhirimeve të tij nga ajri është pikasur një plantacion i pazakontë marijuane.

12:27
Ministria e Peleshit pranonte kontrabandën e pesticideve. Ja çfarë ka thënë edhe Shpend Shahini për “Silikon Mix”

Top Channel në 11 qershor të vitit 2018 transmetoi kronikë e cila ndodhet edhe në arkivën në Youtube të Top Channel. Top Channel në qershor të vitit 2018 zbuloi dhe denoncoi skandalin e shitjes së pesticideve të jashtëligjshme në farmacitë bujqësore. Një prej tyre ishte edhe Metolim, prodhim kinez që nuk duhej përdorur në asnjë mënyrë në Shqipëri. Por që autoritetet e Ministrisë së Bujqësisë drejtuar nga Niko Peleshi e lejuan.

12:23
Udhëtoi me avion privat, Princ Harry sqaron gjithçka

Duka i Sussex ka udhëtuar ditën e sotme drejt Amsterdamit për të lajmëruar hapjen e fondacionit të tij më të ri të quajtur ‘Travalyst’.

12:19
“Do përçajmë Shqipërinë”, Rudina Hajdari: Më mirë lapsuse se sa të gënjej demokratët

Rudina Hajdari ka reaguar pas komenteve të shumta që janë bërë në rrjetet sociale për lapsusin që bëri në foltoren e Kuvendit. Duke theksuar se problemet me artikulimin vijnë për shkak se ka jetuar 17 vite në Amerikë, Hajdari është e bindur se më të pranueshme janë lapsuset se sa të gënjejë demokratët.

12:15
Gjyqi i “Babales”/Radha e dëshmitarëve në skandalin e përgjimeve

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdon sot gjykimi për dosjen “Babalja” që trazoi politikën vitin e kaluar me përgjimet e pretenduara me zërin e vëllait të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj. Sot është radha e dëshmitarëve.

12:12
Triumfojnë protestuesit në Hong Kong, tërhiqet projekligji për ekstradimet

Indinjata e jashtëzakonshem popullore e pati efektin e saj: udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim.

11:53
Artistja që pikturon me gjoks në vend të penelave

Nadia Matievskaia është bërë shumë e njohur për një lloj “peneli” të pazakontë që ajo përdor për të pikturuar veprat e saja. Artistja autodidakte, e cila vjen nga Bjellorusia, në të vërtetë përdor gjoksin dhe duke gjykuar detajet që ai arrin të portretizojë, ajo e bën atë në një mënyrë mjaft të jashtëzakonshme.

11:52
Us open ‘humb pjesët’, eliminohet edhe Roger Federer

Pas tërheqjes së Novak Djokivc të gjithë e menduan të kryer arritjen në finalen e US open të dy tenistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer dhe Rafael Nadal.

11:49
Komisioni Hetimor, Meta “çmendet” nga gazetarët: A do shkoj tek Parlamenti?! Mezi pres

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur që të paraqitet në Komisionin Hetimor të ngritur nga Parlamenti, ku po trajtohen shkeljet e pretenduara për rrëzimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

11:48
Roglic fiton etapën 10, merr kreun Xhiro e Spanjës

Primoz Roglic e justifikoi epitetin e favoritit për të fituar Xhiron e Spanjës duke fituar etapën e 10 të evenimentit që ishte kronometër individual. Çiklisti slloven ishte superior ndaj të gjithë rivalëve të tij në këtë etapë të gjatë 36.2 km të përfunduar në Pau teksa e përshkoi këtë itinerat me kohën 47 minuta e 5 sekonda

11:38
Basha: Koncensionet korruptive të Edi Ramës do anulohen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas përfundimit të takimit me Monika Kryemadhin tha për mediet se do të rrëzojë koncensionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum, sipas të cilit qeveria e Edi Ramës po vjedh paratë e shqiptarëve.

11:26
Fluks refugjatësh në Egje, anija shqiptare ndihmon në shpëtimin e 140 jetëve

Anija shqiptare, Oriku, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, është përballur ditët e fundit me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm. Ekuipazhi shqiptar ka ndihmuar që të zbresin të sigurtë në tokë 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë.

11:25
Takimi me Bashën, Kryemadhi: Aksioni opozitar vazhdon, do zgjojmë shqiptarët

Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha tha se në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe 15 vjetori i LSI-së. Zonja Kryemadhi tha se aksioni do të vazhdojë dhe se do të jetë i drejtpërdrejtë për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve, që çdo ditë urrejnë dhe mallkojnë Edi Ramën.

11:24
Foto/ Dan Bilzerian bën pjesë të “haremit”edhe një modele shqiptare

Të gjithë e njohin Dan Bilzerian dhe “haremin” e tij me vajza.

11:05
Prokuroria: Për Valdrinin po presim përgjigjen italiane

Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar të gjitha hapat që ka ndjekur në verifikimin e Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të dorëhequr të Shkodrës. Sipas prokurorisë, që në momentin që pranë saj ka mbërritur kërkesa e Partisë Demokratike për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri dhe, në të njëjtën datë ka filluar procedura e verifikimit. Janë çuar kërkesa drejt Komisionit Qendror të zgjedhjeve, por edhe drejt shtetit italian. Përgjigjia italiane ende nuk ka mbërritur.

11:02
PS rrëzon të zgjedhurin e Metës, kundër Petraq Milos në krye të KLSH

Pas rrëzimit me votë në Parlament të kandidaturave të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit, mazhoranca i hodhi poshtë presidentit Ilir Meta propozimin e tretë për detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dekreti me kandidaturën e Petraq Milos u rrëzua nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë.

10:58
Akuzat për Kajmakun e Vorës, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se ka nisur procedurat për të verifikuar pretendimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka dosje penale të hapur në Greqi dhe si rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

10:54
Para takimit me zyrtarin e DASH, Kryemadhi shkon në zyrën e Bashës

Në pritje të takimit me David Konstelancik, drejtor për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, dy drejtuesit e lartë të opozitës janë konsultuar me njëri tjetrin.

10:46
Rrjetet 5 G edhe në garat e makinave të shpejta

Në garën ‘Korea International Circuit’, u bë e mundur nga zgjidhjet që ofrojnë Samsung Networks 5G mmwave, përfshirë stacionet bazë 5G New Radio. Ndërsa makina garuese lëvizte me afërsisht 130 milje në orë (210 km / orë) në pista, prova vërtetoi performancën e qëndrueshme të doënload, uploads dhe dorëzimeve të drejtpërdrejta midis qelizave 5G në hipodrom.

10:40
Zgjedhjet/Senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën

Dy senatorë amerikanë sot vizitojnë Kosovën. Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, senatorët Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të qëndrojnë në Kosovë.

10:37
Maya Jama e veshur me “fustan diamanti”, nuk i le vend imagjinatës

Maya Jama kaloi në tapetin e kuq në Londër për GQ Men Of The Year Awards.

10:37
Kapet 350 kg kokainë e pastër në Selanik. Në paketim kishte simbolet e një organizate

Një sasi prej të paktën 350 kg kokainë e pastër është sekuestruar sot paradite prej Departamentit të Anti-drogës greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane në portin e Selanikut.

10:27
Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj mesazh diasporës:Kemi nevojë për ju

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është drejtuar me një mesazh diasporës.

10:26
Koordinimi i aksionit opozitar, Basha dhe Kryemadhi nisin takimin

Luzlim Basha dhe Monika Kryemadhi janë duke zhvilluar një takim në selinë blu. Liderët e PD dhe LSI janë duke koordinuar aksionin opozitar për t’u përballur me mazhorancën e Edi Ramës.

10:24
Nuk e pagoi për festë, hyn me ekskavator në hotel

John Manley, baba i dy fëmijëve, pretendon se punëdhënësi duhej ta paguante për punën gjatë Krishtlindjeve.

10:18
I theu brinjët gruas dhe e kafshoi në kokë, arrestohet shqiptari

Shqiptari me inicialet H.S., 20 vjeç, ka rënë në pranga në Itali për dhunë ndaj gruas së tij. Sipas medieve fqinje, i riu e ka qëlluar bashkëshorten me grushte dhe madje e ka kafshuar në kokë, në prezencë të vajzës së tyre 2 vjeçe.

10:05
Video/ Konflikti i Levanit, “arrest me burg” për tre nga pesë të arrestuarit

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga pesë personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Levan të Fierit. Në qeli do të qëndrojnë Emiglent Kararaja, Daniel Braçe dhe Aleksandër Zhapaj.

10:02
Stina e vjeshtës rrit fluksin e pacientëve tek neurologu. Mjekët japin këshilla

Një numër i lartë pacientesh u paraqit ne kabinetin  e neurologjisë pranë spitalit Ihsan Çabej në Lushnjë, vetëm në  2 javët e fundit të muajit gusht.  Sipas  mjekut neurolog Ramazan Doko numri i personave te paraqitur me simptoma e çrregullime neurologjike shkoi deri në  350.

09:41
Kufoma në liqen, kthehet në Itali gruaja shqiptare e të zhdukurit përpara 15 vjetësh

Gruaja shqiptare e Rosario Tilottas, italianit të zhdukur përpara 15 vitesh dhe që u gjet në fund të një liqeni në Bergamo, ka udhëtuar drejt Italisë. Kufoma ndodhej brenda automjetit të tij tip “Ford Fiesta” që prej vitit 2004, kohë kur Rosario Tilotta ishte zhdukur pa lënë gjurmë pas shitjes së pronave.

09:37
Ndër deputetet më pak efektive, Reme Lala: Fjalët e tepërta janë fukarallëk

Në raportin e fundit të Institutit të Studimeve Politike, Reme Lala ishte klasifikuar si një ndër deputetet më pak efektive të Parlamentit të Shqipërisë. Gjithashtu një prej deputeteve më të reja në moshë, Lala pothuajse nuk ka patur asnjë rol gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019-s në punimet e Parlamentit.

09:35
Foto/ Sensi shkëlqen në fushë, ndërsa partnerja e tij në foto

Stefano Sensi tregoi edhe një herë në sfidën e fituar 1-2 në fushën e Cagliarit se është një nga afrimet me cilësorë në radhët e zikaltërve.

09:24
Mposhtet Boris Johnson, frenat i merr në dorë Parlamenti

Në një nga ditët mbresëlënëse të Parlamentit britanik, kryeministri disa javor i vendit ka pësuar humbjen e parë në tentativën e tij për nxjerrjen e Britanisë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian. “Aleanca e rebelimit” e deputetëve, mes të cilëve 21 deputetë konservator të partisë së kryeministrit votuan pro marrjes së axhendës së Parlmanetit nga dora e kryeministrit në atë të ligjvenësve dhe hapjes së rrugës për miratimin e një akti që do përjashtonte me ligj daljen pa marrëveshje.

09:15
Saranda e pesëfishuar nga turistët, mjekët s’bëjnë pushim

Arlind Deveja është një mjek pediatër i diplomuar rishtas. Ai po punon me orë të tejzgjatura në spitalin e Sarandës për të përballuar fluksin e shtuar të të miturve që paraqiten në spital me diagnoza të stinës dhe simptoma të nxitura nga temperaturat e larta.

09:13
Trafikanti i drogës fshihej në Laç, policia e gjen dhe e ekstradon drejt Italisë

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.

09:04
Revolucioni i fotografisë

Më 4 shtator 1888, George Eastman, mori patentën për aparatin e tij fotografik, Kodak, i cili revolucionarizoi fotografinë.

09:01
Shkarkimi i prokurores speciale të Maqedonisë së Veriut, kërkohet seancë e hapur

Kryetari i Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime të Maqedonisë së Veriut, Ilija Dimovski kërkon që raporti i Këshillit të Prokurorëve në të cilin kërkohet shkarkimi i kryeprokurores speciale Katica Janeva, të deklasifikohet.

08:52
Nën hetim 80 policë. Hapën sistemin TIMS për foton e ish-kolegut të vrarë

Burime për Top Channel, bëjnë me dije se janë rreth 80 policë, për të cilët ka nisur hetimi, lidhur me nxjerrjen e të dhënave të Santiago Malkos, i cili mbeti i vrarë një javë më parë. 

08:46
Ish-lojtarët e Milanit nuk i do askush, vetëm Zapata ka gjetur ekip

Milani largoi disa futbollistë gjatë merkatos së kësaj vere, por vetëm pak prej tyre i shiti, ose i përfshiu në marrëveshje shkëmbimi me emra të tjerë, siç ishte rasti i Andre Silvës me Ante Rebiç në ditën e fundit të merkatos.

08:42
Ujkani: Kosova i përballon mungesat, i lumtur për rikthimin në Serinë A

Ditën e djeshme nënshkroi kontratën një vjeçare me Torinon, duke vulosur kështu rikthimin në Serinë A, ndërsa sot Samir Ujkani ishte në konferencë për shtyp nga qendra e grumbullimit të Përfaqësueses së Kosovës, në prag të eliminatoreve ndaj Çekisë dhe Anglisë.

08:34
Skandali me ish-futbollistin e Gjermanisë, akuzohet për pedofili

Christoph Metzelder, ish-futbollist i Borussias së Dortmundit, Realit të Madridit dhe Schalke 04 ka përfunduar në qendër të një skandali. Sipas “Bild”, 38-vjeçari akuzohet për zotërim dhe shpërndarjen e materialeve pornografike me fëmijë.

08:29
Gjermania kërkon që Kosova të ruajë kufijtë ekzistues

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Bayer, tha se qëndrim gjerman është që Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që i ka, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për Gjermaninë.

08:18
“Dua të bëhem polic”, hyjnë në provim 2120 kandidatë. Zgjidhen 500

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve po zhvillohet testimi për 500 vende të lira në Policinë e Shtetit. Janë 2120 aplikantë që po konkurrojnë për këto vende, ku pas përfundimit të kursit në Akademinë e Sigurisë, do të mund t’i bashkohen patrullës së përgjithshme.

08:13
Uragani Dorian, anulohen mbi 1300 fluturime

Mbi 1300 fluturime janë anuluar për shkak të  uraganit Dorian, i cili shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve në Bahama.

08:12
Sanchez: Kurrë nuk do të pendohem për kalimin tek Manchester United

I konsideruar nga shumë ekspertë të futbollit si një dështim, Alexis Sanches nuk është penduar që u transferua tek Manchester United.

07:47
Surpriza në US Open, eleminohet Roger Federer

Ka ardhur surpriza në US Open. Roger Federer është mposhtur nga bullgari Grigor Dimitrov në një përballje mjaft emocionuese.

07:09
‘Dorian’ godet Florida-n, shkon në 7 numri i të vdekurve

Është rritur bilanci i viktimave nga uragani ‘Dorian’, duke e çuar numrin e të vdekurve në 7.

06:12
Kriza klimatike/ Groelanda po përballet me “dënimin me vdekje”

Shkencëtarët kanë dhënë alarmin për shkrirjen e mbulesave masive të akullit në Groenland me sasi rekord.

05:48
Video/ ‘Astronauti’ eksploron gropat e Indisë

Një video ironizuese është bërë virale në rrjet ku tregohet një “astronaut” duke eksploruar “krateret” e Indisë.

05:26
Studimi/ Shkalla e rrezikut nga tsunami nga vullkanet është nënvlerësuar

Shkalla e rrezikut nga tsunami nga vullkanet që shpërthejnë në det është nënvlerësuar.

04:39
Sensi: Interi një ëndërr, Conte më ka përmirësuar, Barella “mik dhe rival”

Stefano Sensi është një nga emrat e afruar këtë verë te Interi, por që me paraqitjet e tij në miqësoret e verës dhe në dy javët e para, ka arritur të bindë edhe më skeptikët dhe të fitojë një vend në formacionin e Antonio Contes.

02:30
Drama e Brexit-it: Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të reja

Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamentit kalon në raundin e ri. Konservatorët rebelë duan të votojnë me opozitën për të ndalur një Brexit pa marrëveshje.

01:29
Ukrainë, parlamenti miraton heqjen e imunitetit të deputetëve

Parlamenti i Ukrainës votoi pro heqjes së imunitetit të deputetëve, duke shënuar një fitore për Presidentin Volodimir Zelenski, i cili bëri fushatë me premtimin për të luftuar korrupsionin.

E martë, 03 Shtator 2019
23:51
Hoxha: Qytetarët të mos e humbin shpresën për reformën në drejtësi

Në pjesën e tretë të emisionit Top Show në Top Channel u fol për reformën në drejtësi ku sipas gazetarit Artan Hoxha të gjithë aktorët kryesor të politikës e kanë sabotuar.

23:18
Foto/ Gazetari Artan Hoxha surprizohet live në Top Show

Gazetari investigativ, Artan Hoxha është surprizuar live në emisionin Top Show në Top Channnel.

23:11
“Mercenar i Ramës”, Alfred Lela: Basha ka trashëguar kulturën neo-komuniste

Në një qarkore të publikuar në media dhe që pretendohet se ka dalë nga Partia Demokratike sulmohen disa prej gazetarëve të njohur në Shqipëri, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë apo mercenarë të kryeministrit Edi Rama.

23:06
Për hir të nderit/ Vëllai vret motrën 21-vjeçare sepse postoi foto me të fejuarin

Të vrasësh në emër të nderit; kështu ndodhi në Palestinë, ku të enjten e shkuar një 21-vjeçareje iu mor jeta nga vëllai i saj.

22:55
Enton Abilekaj: Mazhoranca nuk e ka mbështetjen e njerëzve

Analisti Enton Abilekaj tha në emisionin “Top Show” se me daljen nga Parlamenti dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, opozita e bëri më të dukshëm faktin, sipas tij, se të gjitha pushtetet kontrollohen nga kryeministri Edi Rama.

22:32
Kriza politike/ Alfred Lela: Opozita të dalë para pasqyrës; ‘takimin’ e ka me amerikanët

Ndonëse tha se në këtë krizë politike “opozita është në të drejtën e vetë përballë një pushteti që është maksimal dhe arrogant”, analisti Alfred Lela theksoi gjithashtu se problemi me opozitën është “te fakti që mundohet ta trajtojë shtatorin si takim me historinë.”

22:22
Salianji në “Top Show”: Zgjedhje të parakohshme, por jo në 13 tetor

Ervin Salianji, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka deklaruar në emisionin “Top Show” në Top Channel se opozita nuk e ka ndërprerë aksionin edhe gjatë sezonit të verë. “Kemi qenë në takime me strukturat dhe qytetarët, për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë shumë shpejtë”, tha Salianji.

22:20
“Këtu mund të shkoj larg”, Mauro Icardi te PSG

Mauro Icardi e la menjëherë pas krahëve historinë me Interin me të cilin në muajt e fundit u përfshi në një luftë nervash dhe polemikash për të përqafuar me entuziazëm skuadrën e tij të re, Paris Saint Germainin.

22:15
Flitet ende për Neymar, FIFA i cakton çmimin në 2020-n

Merkatoja e transferimeve të kësaj vere u mbyll dhe Neymar që qëndroi te Paris Saint Germaini kundër vullnetit të tij, por me idenë për të tentuar kthimin e tij në Camp Nou në verën e vitit 2020.

22:06
9 cilësi të njerëzve inteligjentë

Sado i gjerë mbetet koncepti i inteligjencës, bazuar në studime dhe vëzhgime të shumta, ekzistojnë disa veçori specifike që çuditërisht hasen te një pjesë dërrmuese e individëve me IQ (koeficient inteligjence) të lartë.

22:05
Dënohet mësuesja, do të ndihmonte nxënësin me mësime në një dhomë hoteli

Një mësuese 43-vjeçare në Britani, nënë e dy fëmijëve, është dënuar me 2 vite burg pasi u akuzua se kishte bindur një 15-vjeçar që të kryente marrëdhënie seksuale.

22:02
Erdogan përjashton nga partia ish-kryeministrin Ahmet Davutoglu

Nga aleat në armik: AKP pritet të përjashtojë nga partia ish-kryeministrin dhe kryetarin e partisë, Ahmet Davutoglu. Tezat neo-osmane të tij janë ende në themel të politikës së jashtme të Turqisë.

21:53
Juve dhe Inter zyrtarizojnë listat për Champions, mbeten jashtë emra të rëndësishëm

Ndonëse në pozitë mjaft të vështirë, Maurizio Sarri ka ndarë mendjen për listën e futbollistëve që do të federojë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke sakrifikuar dy emra të rëndësishëm të skuadrës.

21:34
Nuk respektohej siguria në punë, mbyllet kantieri i godinës shumëkatëshe te Rruga e Kosovarëve

Një prej kantierëve të ndërtimit në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë është bllokuar nga Inspektoriati i Punës, pasi nuk respektonte ligjin për sigurinë në punë.

21:18
Studimi me 450.000 persona, rezultate të frikshme për pijet me gaz

Lajm i keq për dashamirësit e pijeve me gaz. Një studim i fundit ka treguar se vetëm dy gota të tilla në ditë, e shtojnë ndjeshëm rrezikun për ishemi në tru dhe sëmundje të aparatit tretës.

20:40
Fiks Fare/ Skandal me ujin e boteve, tregtarët e blejnë për vaditje e shesin për të pijshëm

Fiks Fare trajtoi sërish për të disatin vit rresht ujin që shitet me bote tek konsumatori. Në Tiranë shitet ky ujë është jashtë çdo kushti higjenio- sanitar. Sipas UKT-së ujë që ata i shesin tregtarëve të boteve, nëpërmjet faturave, nuk është i pijshëm, nuk është i kontrolluar dhe nuk është i trajtuar. Madje ky ujë del nga UKT-të me fatura për vaditje dhe në asnjë rast për konsumim.

20:27
Bardh Spahia: Në QSUT mungon preparati për rezonancën magnetike

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia ka akuzuar sot ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për “propagandë shterpë në shëndetësi”. Ai thekson se kjo propagandë është kriminale pasi tregohet papërgjegjshmëri me jetët e qytetarëve.

20:04
Vajza e kampionit të garave i rrëmbehet nënës nga dora në shkollë, hidhet në pyll

Një vajzë e vogël u rrëmbye nga duart e nënës në oborrin e shkollës, nga persona që më pas i kërkuan 120 mijë euro shpërblesë nënës dhe babait të saj, i cili është një pilot i garave F1 për motobarka, në Johanesburg të Afrikës së Jugut.

20:04
Albin Kurti flet si kryeministër: Nëse mungon bashkëpunimi me Tiranën do të ketë sfidim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një tubim në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë. “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, është quajtur nisma e Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë dhe që synon të angazhojë qytetarë të Shqipërisë në zgjedhjet e Kosovës.

19:59
Videot e realizuara nga turistët nëpër Shqipëri, në këmbë

600 km nga Valbona në Sarandë, një udhëtim i treguar në detaje nga të huajt.

19:56
Robert Pattinson nuk ndalon së u masturbuari në ekran!

Robert Pattinson po përgatitet për rolin e tij si Bruce Wayne në filmin “Batman”, që pritet të dalë në kinema në vitin 2021.

19:54
Piro Misha sapo merr detyrën: Biblioteka, godinë e re

Vetëm një ditë më parë drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, pati prezantimin zyrtar. Megjithëse ai ende nuk është njohur në tërësi me funksionimin e këtij institucioni, nuk ngurroi të shprehë pakënaqësinë për lënien në pas dore të kësaj godine në vite.

19:43
30 dosje VIP, gati për në SPAK/ Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda: 212 të pandehur

Anila Hoxha

Fati i kujtdo që aktualisht po gjykohet, apo është nën hetim për krim të organizuar dhe për korrupsion nga Krimet e Rënda do varet nga Spak dhe nga GJKKO.

19:36
Helm me urdhër të Peleshit, mjekët: “Silikon Mix” shkakton deformim në ADN

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi për të hedhur në treg 4600 litra helm me emrin “Silikon Mix” dha këtë urdhër.

19:28
“Jemi vëllezër”, Daçiç sërish në rolin e “engjëllit”: Po mbështesim heqjen e vizave për Kosovën

“Nuk jeni engjëll, ashtu siç doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës.” Kështu iu drejtua Behgjet Pacolli homologut Ivica Daçiç gjatë samiti të Gymnich në Helsinki pak ditë më parë, duke denoncuar sjelljen me “dy fytyra”, sipas tij, të kryediplomatit serb.

19:26
Zjarr në Levan, pylli me pisha në flakë

Pasditen e sotme ka rënë një zjarr në pyllin me pisha të fshatit Peshtan, pjesë e njësisë administrative të Levanit.

19:25
Rudina Dembacaj: 4 vite shkollë i kam bërë me çekiç në çantë!

E ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Rudina Dembacaj tregoi arsyen që e detyroi të postonte statusin, në të cilin thuhej se po e edukonte të bijën se si “t’i thyente në mes” fëmijët e tjerë, nëse këta të fundit do e ngacmonin.

19:18
Pas statusit që e “kryqëzoi”, përlotet Rudina Dembacaj: Për time bijë bëj gjithçka!

“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e krruajti tepër. Pra edukoni secili fëmijën tuaj!”, ishte ky statusi që Rudina Dembacaj publikoi pak ditë më parë në “Instagramin” e saj dhe kaq mjaftoi që i gjithë rrjeti të trazohej.

19:16
Shpërthejnë zjarret në Fier, flakët shtrihen në 5 kilometra

Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha të Kreshpanit në njësinë administrative Cakran, në Fier.

19:12
Kuvendi i rrëzoi dekretet. Presidenca: Njësoj si e çmendura…..

Presidenca ka reaguar pasi mazhoranca në Komisionet Kuvendore rrëzoi të katër dekretet e Presidentit Meta.

19:01
PD: Zyrtarët e Veliajt, shpenzime luksi me paratë e qytetarëve të Tiranës

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se zyrtarët e kryebashkiakut Erion Veliaj shpenzojnë paratë e taksapaguesve të Tiranës për të bërë shpenzime luksi.

19:00
Angazhimi në Ballkan, Palmer: SHBA do ndihmojë Shqipërinë në hapjen e negociatave me BE

Në Forumin e Bled-it në Slloveni ku po merr pjesë, Matthew Palmer, i ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se një nga pikësynimet e tij kryesore është që të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të hapin negociatat me Bashkimin Evropian në muajin tetor.

18:53
Si ushqehen fëmijët në vende të ndryshme të botës

“Ne jemi ajo çfarë hamë”. Këtë ka dashur të pasqyrojë fotografi amerikan, Greg Segal, me këtë album interesant.

18:31
Kreu i ri i KLSH-së, PS merr shqyrtim nesër për propozimin e tretë të Metës

Në agjendën e Komisionit të Ekonomisë është parashikuar që ditën e nesërme të shqyrtohet dekreti i Metës, i cili propozon emërimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së si pasardhës i Bujar Leskajt.

18:31
Misioni faktmbledhës për Metën/ Delegacioni i “Venecias” nuk takohet me PD-në; ja kur del opinioni për Presidentin

Është bërë publike agjenda e delegacionit të Komisionit të Venecias që do të mbërrijë më 6 shtator në Tiranë, në një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

18:25
FOTO/ Ngjyra e lëkurës e shndërroi në yllin e mediave sociale!

Ajo e quan veten “Perëndesha e Melaninës”, por vite më parë, para se ajo të festonte për ngjyrën e lëkurës, modelja 19-vjeçare përballej me bulizëm dhe racizëm!

18:21
I armatosur me thikë, vret 8 fëmijë në ditën e parë të shkollës

Ndërkohë që SHBA-të njihen për vrasjet në masë me armë zjarri nëpër shkolla, Kina po nis të njihet për vrasjet në masë me thika, po nëpër shkolla.

18:21
5 miliardë për një top, merkatoja evropiane përtej kufijve

Sporti më popullor i planetit pati një xhiro të frikshme prej 5 miliardë paundësh në merkaton e kësaj vere, vetëm në kontinentin evropian.

18:20
Bebe Rexha rikujton momentin kur për pak sa nuk e përdhunuan

Bebe Rexha ka thyer rekorde në muzikë që në vitin 2010 me hitet “”Me, Myself & I” dhe “Meant to Be”. Megjithatë, përgjatë karrierës së saj, këngëtarja 30 vjeçare është përballur edhe me anën e errët të industrisë.

18:16
Në Tiranë për Metën, zbardhet agjenda e takimeve të delegacionit të “Venecias”

Më datë 6 shtator do të mbërrijë në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

18:12
Stili i veçantë i arkitekturës afrikane

Bizantine, gotike, barok, moderniste… të gjithë i njohin, ose të paktën kanë dëgjuar, për stilet e ndryshme të arkitekturës perëndimore.

18:07
Me kamionë drejt Shkodrës/ Sekuestrohet lëndë drusore, procedohen 3 shtetas dhe inspektori i pyjeve

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme; procedimin e 3 shtetasve si dhe të një inspektori të pyjeve, që mbulon zonën ku u evidentuan rastet në fjalë.

17:58
Përballja me Kosovën, Anglia kërkon pikët maksimale

Në fillim 90 minutëshi ndaj Bullgarisë të shtunën e më pas ndaj Kosovës, 3 ditë më vonë, do të testojnë eksperimentet e radhës për përfaqësuesen angleze të futbollit, skuadër në pozicion komod në renditjen e grupit A.

17:56
‘Beteja për Tomorrin’, Klosi tregon vendimin e 2012-s: Zona që u kthye në gangrenë për të gjithë malin

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, Blendi Klosi, ministër i Mjedisit, u shpreh se Qeveria do të vazhdojë të kërkojë të kthejë malin e Tomorrit brenda normalitetit që i takon një zone të mbrojtur.

17:46
Bashkë pas 20 vitesh/ Vajza gjen prindërit biologjikë, pasi i humbi të atit në tren

Një vajzë ka mundur të ribashkohet me prindërit e saj biologjikë, 20 vite pasi i humbi të atit në tren.

17:43
Sofia, seksi me bikini-t e shoqes (FOTO)

Sofia Richie di si të tregohet një shoqe shumë e mirë.

17:13
Vajza që kërkojnë vëmendje nga tragjedia “Dorian”! – Foto

Ndjekës të rregullt të “Instagramit” kanë postuar foto të “pahijshme” me qëllim “lutje” për tragjedinë e ndodhur në Bahamas.

17:13
“Rruga e protestës është kryesorja”, Shehi: Do jenë më të mëdha dhe më agresive

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi mendon se rruga e protestës mbetet kryesorja për opozitën shqiptare, në kushtet e krizës politike. Gjatë emisionit “Top Talk” në Top Channel, Shehi paralajmëroi se protestat e opozitës do të jenë më të mëdha dhe më agresive.