Ndërkohë që SHBA-të njihen për vrasjet në masë me armë zjarri nëpër shkolla, Kina po nis të njihet për vrasjet në masë me thika, po nëpër shkolla.

Tetë fëmijë u vranë me thika nga një 40-vjeçar këtë të hënë në provincën Hubei të Kinës, në ditën e parë të shkollës.

Fatkeqësisht, sulme të tilla nuk janë diçka e re në Kinë. Në fillim të kësaj dekade, kanë qenë jo të pakta rastet kur meshkuj të armatosur me mjete të ftohta kanë hyrë në shkolla dhe kanë vrarë sa fëmijë të mundeshin.

Prillin e shkuar, një 28-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe plagosi 10 të tjerë me thikë, në një shkollë të mesme në provincën Shaanxi. Arsyeja, sipas vrasësit, ishte sepse në atë shkollë e kishin tallur rreth 10 vite më parë, kur kishte studiuar aty.

Në qershorin e shkuar, po ashtu, një burrë vrau dy fëmijë që i kapi në një shkollë fillore në Shangai. Sipas tij, kjo ishte mënyra për t’u hakmarrë ndaj shoqërisë. Ky person u ekzekutua këtë maj nga autoritetet kineze.

Top Channel