Juve dhe Inter zyrtarizojnë listat për Champions, mbeten jashtë emra të rëndësishëm

03/09/2019 21:53

Ndonëse në pozitë mjaft të vështirë, Maurizio Sarri ka ndarë mendjen për listën e futbollistëve që do të federojë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke sakrifikuar dy emra të rëndësishëm të skuadrës.

Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Emre Can, dy futbollistë që janë lënë jashtë kësaj liste dhe nuk do të kenë mundësi të luajnë me fanellën bardhezi në ndeshjet e Championsit, të paktën deri në muajin janar.

Rregullorja e UEFA-s lejon federimin e 25 futbollistëve, por 4 prej tyre duhet të jenë rritur në ekipet zinxhir të klubit që përfaqësojnë dhe Juventus kishte vetëm një emër të tillë, Pinsoglion, ndaj dorëzoi një listë me vetëm 22 lojtarë.

Edhe Interi ka publikuar listën me emrat dhe numrat e fanellave të futbollistëve që janë federuar në UEFA për të përfaqësuar skuadrën ne fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ashtu siç pritej zikaltrit i kanë federuar thuajse të gjithë, teksa i vetmi që ka mbetur jashtë, është portieri i tretë Thomaso Berni. Megjithatë përveç Handanoviç dhe Padellit, në listë është futur edhe portieri i ri Philip Stankoviç.

Lista e Juventus

1 Szczesny
2 De Sciglio
4 de Ligt
5 Pjanic
6 Khedira
7 Ronaldo
8 Ramsey
10 Dybala
11 Douglas Costa
12 Alex Sandro
13 Danilo
14 Matuidi
16 Cuadrado
19 Bonucci
21 Higuain
24 Rugani
25 Rabiot
28 Demiral
30 Bentancur
31 Pinsoglio
33 Bernardeschi
77 Buffon

Lista e Inter

1 Samir Handanovic
2 Diego Godin
5 Roberto Gagliardini
6 Stefan de Vrij
7 Alexis Sanchez
8 Matias Vecino
9 Romelu Lukaku
10 Lautaro Martinez
12 Stefano Sensi
13 Andrea Ranocchia
16 Matteo Politano
18 Kwadwo Asamoah
19 Valentino Lazaro
20 Borja Valero
21 Federico Dimarco
23 Nicolò Barella
27 Daniele Padelli
33 Danilo D’Ambrosio
34 Cristiano Biraghi
37 Milan Skriniar
77 Marcelo Brozovic
87 Antonio Candreva
95 Alessandro Bastoni

Rezervë

30 Sebastiano Esposito
31 Lorenzo Pirola
35 Filip Stankovic
36 Thomas Schirò
38 Giacomo Pozzer

Top Channel