Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia ka akuzuar sot ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për “propagandë shterpë në shëndetësi”. Ai thekson se kjo propagandë është kriminale pasi tregohet papërgjegjshmëri me jetët e qytetarëve.

Sipas Bardhit, “në QSUT mungon edhe preparati Magnivist, i nevojshëm për rezonancën magnetike.” Ish-deputeti demokrat thekson se rezonanca magnetike është një nga ekzaminimet bazë dhe më thelbësore për pacientët.

Reagimi i plotë

Ministrja Manastirliu po rropatet dite pas dite te shese “arritjet” sipas saj ne shendetesi. Ndersa reklamon me te madhe ndryshime ne skemen e vaksinimit, harron dhe mbase as nuk e kupton, qe drejton nje sektor, ku njerezit i prekin deshtimet cdo dite dhe i vuajne pafund pasojat e korrupsionit dhe paaftesise kriminale te kesaj qeverie. Se fundmi ne QSUT mungon edhe preparati Magnivist, kontrasti per kryerjen e Rezonances Magnetike, nje nga ekzaminimet baze dhe me thelbesore per pacientet. Si mjek do ti thoja zonjes Manastirliu, qe propaganda fasade ne shendetesi ta nxjerr bojen me shpejt sesa kudo tjeter. Propaganda juaj shterpe ne shendetesi eshte thjesht kriminale e ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve e pacienteve shqiptare. E pacipe se si fasada shitet si pune, e jeta e njerezve mbetet ne meshire te trajtimit me papergjegjshmeri kriminale te nje sektori qe ka te beje me jete njerezish! #PapergjegjshmeriKriminale

Top Channel