‘Dorian’ godet Florida-n, shkon në 7 numri i të vdekurve

04/09/2019 07:09

Është rritur bilanci i viktimave nga uragani ‘Dorian’, duke e çuar numrin e të vdekurve në 7.

Siç raportohet nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, uragani është dobësuar duke rënë në kategorinë 2 të fortësisë.

Po sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve ‘Dorian’ ka prekur brigjet lindore të Floridas të martën në mbrëmje me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 177 km/h.

Uragani Dorian për disa ditë me rradhë goditi Bahamas-in duke sjellë një shkatërrim masiv ashtu siç do ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel