Në pjesën e tretë të emisionit Top Show në Top Channel u fol për reformën në drejtësi ku sipas gazetarit Artan Hoxha të gjithë aktorët kryesor të politikës e kanë sabotuar.

Sipas Hoxhës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë marrë nën monitorim reformën në drejtësi. Ata nuk e prisnin një sabotim kaq të madh nga aktorët kryesor të politikës, duke shkaktuar krizën e drejtësisë që po kalon vendi sot.

Gazetari tha se publiku nuk duhet ta humbë shpresën tëk reforma në drejtësi. Kjo sepse institucionet e drejtësisë do të ndëshkojnë çdo person që ka shkelur ligjin, me kriminelë dhe politikanë.

Top Channel