Ndjekës të rregullt të “Instagramit” kanë postuar foto të “pahijshme” me qëllim “lutje” për tragjedinë e ndodhur në Bahamas.

Deri më tani numërohen 5 persona të vdekur nga Uragani “Dorian”, e ndërsa këto vajza në krahun tjetër e kanë përdorur këtë tragjedi për të fituar vëmendje nga ndjekësa në “Instagram”.

Ato shfaqen në plazhin e Bahamasit, të veshura me bikini duke pozuar në një mënyrë mjaft provokuese.

Në njërën prej postimeve, përdoruesja e “Instagramit” ka hedhur një “belfie” të pasmeve të saj, e veshur me bikini të kuqe dhe bashkangjitur ajo shkruan: “Duke u lutur për sigurinë e këtij vendi të mrekullueshëm, Bahamas.”

Por komentet nuk kanë qenë dhe aq pozitive kundrejt këtyre postimeve të shumta, disa shkruajnë që sa i “pështirë” është ky veprim, disa të tjerë kërkojnë që të fshihen këto foto.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel