Pasditen e sotme ka rënë një zjarr në pyllin me pisha të fshatit Peshtan, pjesë e njësisë administrative të Levanit.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësit e Patosit dhe Fierit, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Bëhet me dijeni se situata është nën kontroll.

Top Channel