Primoz Roglic e justifikoi epitetin e favoritit për të fituar Xhiron e Spanjës duke fituar etapën e 10 të evenimentit që ishte kronometër individual. Çiklisti slloven ishte superior ndaj të gjithë rivalëve të tij në këtë etapë të gjatë 36.2 km të përfunduar në Pau teksa e përshkoi këtë itinerat me kohën 47 minuta e 5 sekonda

Në vendin e dytë u rendit australiani Patrick Bevin me 25 sekonda më shumë ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua francezi Remi Cavagna i skuadrës Deceuninck-Quick Step. Nga pretendentët e tjerë të fitores së Xhiros së Spanjës, rtezultatin më të mirë e pati Alejandro Valverde që u rendit në vendin e 13, i ndjekur nga Miguel angel Lopez,  ndërsa kolumbiani tjetër Nairo Quintana zhgënjeu pasi e mbylli etapën në vendin e 27.

Fitorja  e etapës së 10 i dha mundësinë Roglic të marrë edhe kryesimin në renditjen e përgjithshme duke veshur Fanellën e Kuqe. në vendin e dytë është ngjitur Alejandro Valverde me 1 minutë e 52 sekonda më shumë, ndërsa në të tretin është Miguel Angel Lopez që zbriti një shkallë më poshtë Nairo Quintanën./ Klara Asqeriu

Top Channel