Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme; procedimin e 3 shtetasve si dhe të një inspektori të pyjeve, që mbulon zonën ku u evidentuan rastet në fjalë.

Mësohet se lënda drusore transportohej me kamionë në drejtim të Shkodrës.

Bëhet me dijeni se shtetasit e proceduar për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve” janë A.N., A.C. dhe R.K., si dhe inspektori me inciale Z.GJ, për veprën “Shpërdorimi i detyrës” pasi nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon.

Top Channel