600 km nga Valbona në Sarandë, një udhëtim i treguar në detaje nga të huajt.

Francezë, anglezë, italianë, rus, kroatë e plot të huaj të tjerë me çantat e tyre të shpinës kanë parë malet dhe detet e Shqipërisë.

Kanë njohur nga afër shqiptarët. Dhe falë teknologjisë, turistët tashmë nuk largohen nga Shqipëria pa filmuar momentet më pikante të udhëtimit të tyre, për t’i ndarë ato me miqtë e botës virtuale. Një lajm shumë pozitiv ky për promovimin e ‘vendit më miqësor’, siç e quajnë në reportazhe ata Shqipërinë.

“Ne padyshim ramë në dashuri me Shqipërinë dhe shqiptarët. Zbuluam një vend ku natyra nuk mungon dhe ku njerëzit jo vetëm të ftojnë për darkë në shtëpinë e tyre; por lirojnë krevatin e tyre që të të bëjnë ty të ndihesh si në shtëpi” tregon një çift francez.

Periferia i tërheq edhe më shumë, aty sipas tyre, do të provosh shijen e vërtetë të aventurës. Zhvendosja e tyre nga një qytet në tjetrin bëhej me autostop.
Kristi Gongo

Top Channel