12:03
Vitrina e librit/ Letërsia e turpit-Alda Bardhyli: A është të parit e botës, përmes epshit si thelbi i ekzistencës së saj?
“Njeriu nuk di asgjë, dhe ne ndodhemi në zemrën e natës”. Pierre Angelique shprehej kështu më shumë se një shekull më parë, duke e parë erotizmin si formën e ndërgjegjësimit për një çarje të brendshme që po jetonte shpirti njerëzor. Kohë më vonë, George Bataille, një biond francez, do të merrte teorinë e tij për të bërë një udhëtim të gjatë dhe të hapur për ta zbuluar shpirtin përmes trupit. Në kohët kur klasikët rrekeshin të shpjegonin përmes faqesh të tëra, dashurinë e pamundur, duke i lënë personazhet të përqafoheshin nga dhembja, Bataille e shihte shërimin e tyre te diçka e mrekullueshme, që vinte nga brenda. Ishte dëgjimi i një muzike që vinte prej trupit.