Pas Kombinatit, Bashkia e Tiranës vendos kabina dezinfektimi edhe në tregjet e tjera publike

08/04/2020 14:13

Pas suksesit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vendos kabina dezinfektimi edhe në tregjet e tjera publike

Tregu i Kombinatit nuk është i vetmi në kryeqytet që ka tashmë një kabinë dezinfektimi. Pas suksesit në Njësinë Nr.6, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pajisjen e të gjithë tregjeve publikë me kabina dezinfektimi të cilat synojnë që të rrisin edhe më tej parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth.

Paralelisht, nëpër tregje vijon puna e Polisë Bashkiake për zbatimin nga ana e qytetarëve të distancimit fizik nga njëri-tjetri dhe të radhëve.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo video, edhe qytetarët janë sensibilizuar me rregullat e reja të Bashkisë së Tiranës duke iu nënshtruar procesit të dezinfektimit në kabinat e vendosura dhe të respektimit të distancës.

Top Channel