Bill Gates do të investojë miliarda dollarë përmes fondacionit të tij për të ndërtuar fabrika në funksion të prodhimit të vaksinave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Ishte vetë themelues i Microsoft që e njoftoi vendimin gjatë “The Daily Show”, duke specifikuar se ai është në kontakt me shtatë grupe të ndryshme që punojnë për këtë çështje. Plani, theksoi ai, është që të financohet ndërtimi i fabrikave për të shtatë vaksinat (do të duhet të testohen më parë), edhe pse kjo mund të rezultojë në humbje të mëdha.

“Fondet tona mund t’i shpejtojnë gjërat” – tha Gates, raporton WSJ. – “Edhe pse në fund do të zgjedhim vetëm dy nga shtatë vaksinat, duam t’i financojmë fabrikat për t’i prodhuar të shtata, në mënyrë që të mos humbim kohë. Së pari, do të kontrollojmë se cila vaksinë funksionon dhe më pas do të ndërtojmë impiantet për ta profdhuar atë ”.

Fondacioni, tha Gates, tashmë ka angazhuar qindra miliona dollarë për kërkime dhe zhvillim rreth Covid-19, si dhe ka financuar një program për prodhimin e tamponëve në shtetin Uashington, një nga zonat e para të prekura nga pandemia në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel