Autoritetet në Itali raportuan 604 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin në total në 17 127 të vdekur. Numri i të infektuarve është mbi 135 mijë.

Ndërkohë edhe Franca publikoi nje bilanc tragjik, 1417 persona humbën jetën në një ditë. Autoritetet në Britaninë e Madhe njoftuan për 768 persona të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa gjithë vemendja e britanikëve është tek shëndeti i kryeministrit Boris Xhonson, i cili paraqitet në gjendje të qëndrueshme dhe humor të mirë pasi kaloi natën në spital nën kujdes intensiv për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua.

Ndërkohë në Greqi, ka rënë si numri i viktimave edhe rastet e reja me koronavirus, por pavarësisht kësaj qeveria nuk do të lehtësojë masat e marra në kuadër të lufës me Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkaq, bëri thirrje që të mos ketë asnjë nxitim me masat lehtësuese të izolimit, pasi sipas ekspertëve mund të kemi një tjetër përkeqësim. Këto deklarata të OBSH erdhën pasi Austria njoftoi zbutjen e masave pas festës së pashkëve.

Top Channel