“Si shumë prej jush sot dola për disa blerje”/ Basha: Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

08/04/2020 14:24

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje për ruajtje të distancës së sigurisë, në këto kohëra pandemie.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës. Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!”- shkroi Basha.

Më tej shtoi:

“E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira”.

Top Channel