Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Orikum të Vlorës.

Pas një debati verbal situata është rënduar në përdorimin e armëve dhe ka një të plagosur.

Në vendgjarje janë gjetur gëzhoja dhe policia është në ndjekje të dy personave.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.

Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel