U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit Arben Voja, e njëjta masë edhe për dy të tjerë
Polica ka arrestura një 34-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, i dënuar për disa vepra penale.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bektash Qerimi, 34 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Top Channel