E mërkurë, 01 Janar 2020
20:43
Lojë me zjarrin, stacioni hapësinor ndërkombëtar

Loja me zjarrin mund të jetë e rrezikshme, aq më tepër kur është e kufizuar brenda një kapsule hapësinore që pluskon 400 km mbi tokën. Por, gjatë javës së shkuar, astronautët e stacionit hapësinor ndërkombëtar, kanë ndezur qëllimisht një seri zjarresh në një kërkim që kishte si qëllim të studionte sjelljen e flakëve në kushtet e mungesës së gravitetit.

20:37
Bursa e Londrës mbyllet me 12% fitim

Tregjet financiare të botës duket se i kapërcyen tensionet tregtare SHBA-Kinë dhe paqartësinë e Brexitit për të shënuar ngritje të konsiderueshme në 2019.

20:34
Çmim global për të luftuar problemet e klimës

Duka dhe dukesha e Kembrixhit, Uilliam dhe Kejt, kanë shpallur një çmim global për të luftuar problemet e klimës duke premtuar një dekadë aksion për të riparuar tokën. Pesë fituesit do të marrin çmimin Earthshot çdo vit, nga 2021 deri në 2030.

20:32
Si i ka kaluar presidenti Trump pushimet e krishtlindjes

Si i ka kaluar presidenti Trump pushimet e krishtlindjes? Po të vitit të ri? Duke punuar – thotë ai, por edhe në një pistë golfi. Të martën, Trump e mbylli vitin me një vizitë në klubin e tij të glofit në Uest Palm Beach, për të 12 herë gjatë pushimeve të tij në Florida. Sipas CNN, ai ka kaluar të paktën 252 ditë në një klub golfi në pronësinë e tij dhe 333 ditë në një pronë të tij, si president.

20:17
Haradinaj: Ne nuk hamë bar/ “Taksa me Serbinë nuk besoj se hiqet pa njohur pavarësinë e Kosovës”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë në një intervistë për Kosova press, se nisma për minishengenin ballkanik ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë. Por ai thotë se është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte nga tregu i Kosovës dhe kjo e fundit nuk do të merrte asgjë mbrapsht. Ai i përgjigjet edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

19:46
U arrestua para disa muajsh, turku që akuzohet si pjesë e Gylen drejt deportimit

Një shtetas turk pritet të deportohet në vendin e tij nga policia e emigracionit. Ai është kapur në aeroportin e Rinasit rreth 6 muaj më parë ku tentoi të kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze.

19:09
Tërmet në Korçë

Një tërmet me magnitudë 3.8 i shkallës rihter ka rënë para pak minutash në Korçë.

16:39
Blerjet më të goditura të dekadës së fundit, ja lista sipas “Goal.com”

Sajti i specializuar i futbollit, “Goal.com”, duke iu referuar shifrave, ka listuar emrat e e 15 futbollistëve që konsiderohen transferimet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Janë marrë parasysh disa kritere, si performanca, suksesi dhe vlera e shitjes. Ato janë, sipas destinacionit të ndjekur dhe shuma e paguar nga klubi blerës.

15:55
Macron nderon Kadarenë/ I jep titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” në Francë

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”. Në shpalljen e urdhrit të legjionit të nderit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar, shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar.

15:28
Digjet kopshti zoologjik, asnjë majmun nuk mundi të mbijetonte

Një kopsht zoologjik në gjermani ka konfirmuar se “frika e tyre më e keqe është bërë realitet” pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e majmunëve, duke mos lënë asnjë kafshë të mbijetuar.

15:09
Në urgjencë nga alkooli/ Mbi 100 raste në natën e ndërrimit të viteve

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Shumëllojshmëria e gatimeve shoqëruar me alkol si para dhe pas darkës tradicionale ka bërë që disa prej qytetarëve të drejtohen në urgjencën e QSUT-së për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku nuk kanë munguar rastet e rënda të intoksikuar.

14:41
Viti i Ri dhe tërmeti 4.2 ballësh në Adriatik

Viti i Ri 2020 ka ardhur dhe sa u përket tërmeteve ka nisur aty ku u la 2019. Në orën 03:53 minuta një tërmet 4.2 ballësh ka rënë sërish, por lëkundjet e tij janë ndjerë shumë pak nga qytetarët.

14:21
Si u prit viti i ri në botë. Spektakël fishekzjarrësh, festë në temperatura të ulëta dhe në plazhe

Nju Jorku lëshoi topin e tij të kristaltë, për të hyrë në 2020 në Times Square-in e mbushur plot pasi festimet e shënjuara edhe nga krizat, në vende të tjera, i dhanë fund një viti trazirash në të gjithë botën, me Parisin e gjunjëzuar nga grevat që sidoqoftë festoi me fishekzjarre dhe me Big Benin në Londër që kumboi sërish pas punimeve të gjata të restaurimit.

14:16
Festa nëpër Shqipëri/ Spektakël fishekzjarrësh gjatë ndërrimit të viteve

Festa nëpër Shqipëri, spektakël fishekzjarrësh gjatë ndërrimit të viteve. Pa koment.

14:14
Australia në flakë/ Të paktën 18 viktima dhe qindra shtëpi të djegura

Zjarret i kanë marrë jetën të paktën shtatë personave në shtetin australian të Nju Sauth Uellsit që nga e hëna. Zjarret më të fundit, që kanë arritur deri në brigjet e detit këtë javë, kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi.

14:05
Merr fund moratoriumi bërthamor/ Kim Jong Un njofton se do të prezantojë armën strategjike

Lideri koreanoverior Kim Jong Un, deklaroi se do ti jepte fund pezullimit të testeve bërthamore dhe të raketave me rreze të gjatë veprimi, që hyri në fuqi gjatë bisedimeve me shtetet e bashkuara. Kim po ashtu tha se vendi i tij, do të prezantonte së shpejti një armë të re strategjike. Por ai la hapur një portë për dialog duke thënë se qëllimi i çdo testimi do të varej nga sjellja e shteteve të bashkuara.

13:33
Viti i ri në Prishtinë/ Muzikë live dhe fishekzjarre në sheshin Skënderbe dhe Zahir Pajaziti

Atmosfera festive e ndërrimit të viteve në Prishtinë është kaluar me muzikë live dhe vallëzim në sheshin “Skënderbej”.

13:20
Festimet e Vitit të Ri 2020/ Darka me familjen dhe në shesh me muzikë dhe fishekzjarre

Viti 2020 pa dyshim i ka gjetur shqiptarët më të bashkuar se kurrë, e në fakt atmosfera në sheshin Skënderbej pas mesnatës ka qenë e zjarrtë të gjithë shqiptarët por edhe të huaj kanë uruar për mbarësi, shëndet, para e mbi të gjitha lumturi.

13:14
Fëmija i parë është vajzë/ Lindi në minutën e parë të vitit të ri në maternitetin Mbretëresha Geraldinë

Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin  është vajzë. Në spitalin nënë Mbretëresha Geraldinë jeta ka trokitur në minutën e parë të 2020-ës, kur doktor Fatmir Kopani brenda 20 minutave ndihmoji dy nëna të sillnin në jetë fëmijët e tyre.

13:03
Rama viziton fëmijën e parë të 2020-ës, nuk mungojë as batutat

Kryeministri Edi Rama ka qenë mëngjesin e sot vizitë në maternitetin Nëna Mbretëreshë Geraldinë ku ka vizituar bebet e para që kanë ardhur në jetë në vitin 2020.

12:38
Tirana feston ndërrimin e viteve, koncert e spektakël fishekzjarresh

Teksa akrepat e orës shënuan 00:00, fishekzjarret shumëngjyrëshe organizuar nga bashkia lajmëruan ndërrimin e viteve dhe njëkohësisht edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Siç është bërë traditë tashmë, sheshi “Skënderbej” ishte qendra e festimeve, ku ishin mbledhur qytetarë të shumtë edhe nga rrethet e tjera.

11:48
Jo vetëm Foureira në Shqipëri! Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare vjen më 1 Janar në “Shiko Kush LUAN”

Këtë 1 Janar i ftuar në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën do të jetë artisti shqiptar me famë ndërkombëtare Claydee.

07:53
Diell dhe temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për ditën e parë të 2020

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E martë, 31 Dhjetor 2019
19:44
Astrologia Meri Shehu për Kryemadhin. Prisni një Monikë krejt ndryshe

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:43
Parashikimi. A do të shkarkohet Ilir Meta si president në 2020?

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:43
Viti 2020, paralajmërimi i astrologes Meri Shehu për kryeministrin Edi Rama

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:41
Haradinaj uron 2020-ën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale në të cilën u uron një vit të suksesshëm.

19:39
100 mijë kilogramë fishekzjarre në Kosovë

100 mijë kilogramë fishekzjarre kanë hyrë në Kosovë, për festat e fundvitit, kryesisht të importuara nga kina. Nga kjo sasi, 3 tonë janë konfiskuar si kontrabandë. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se viteve të fundit për dhjetëfish  ka rënie të importit të fishekzjarrëve në Kosovës.

19:36
Ushqimet dhe zakonet fatsjellëse/ Traditat, ushqimet dhe festa jashtë shtëpisë

Teksa në Zelandën e Re ka mbërritur viti i ri këtu tek ne mbërrin pas 12 orësh. Ndodhemi në pazarin e ri ku njerëzit po bëjnë ato blerjet e fundit ku nuk do mungojnë gatimet tradicionale.

19:32
Parashikimi astrologes për 2020-tën i Lulzim Bashës

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:32
Dua Lipa e pret vitin e ri e rrethuar nga dielli dhe puthjet

Dua Lipa i është larguar Britanisë për ta pritur vitin e ri nën diellin e ngrohtë të Majemit.

19:31
Gazetari Marin Mema, njeriu i vitit/ Më i votuari bashkë me imamin Elvis Naçi dhe zjarrëfikësin Luan Kapaj

Sondazhi traditë i Top Channel për njeriun e vitit nxorri si fitues me më shumë vota gazetarin e “Gjurmë Shqiptare” Marin Memën. Ai së bashku me shoqatën rrënjë shqiptare kanë arritur të grumbullojnë një shifër të konsiderueshme parash për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit.

19:28
Top Talk: 6 piramidat që krijoi politika shqiptare sipas profesor Përparim Kabos

Në prag të vitit të ri 2020 në Top Talkun e fundit të këtij viti në studio me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar profesor përparim Kabo.

19:26
Grida Duma, fiton miliona tek “Dilema Deal or no Deal”, dhuron edhe pagën e saj si pedagoge, për familjet e prekura nga tërmeti

Viti 2019 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira për shqiptarët, pas tërmetit të 26 nëntorit që shënoi 51 viktima dhe mijëra familje të prekura.

19:25
Angazhohet ushtria ndërkohë që zjarri shfaros qytete

Kriza e zjarreve në Australi ka marrë edhe dy jetë të tjera, ndërkohë që me dhjetëra vatra të ndryshme zjarri janë duke zhdukur qyteza të tëra, duke i detyruar njerëzit të gjejnë strehë nëpër plazhe.

19:19
Si do të jetë Shqipëria në 2020? Parashikimi i astrologes Meri Shehu

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:17
Darka e Vitit të Ri, Veliaj dhe Rama i bashkohen ne çadër familjes Shkalla në Farkë të prekur nga tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit do i linte gjashtë pjesëtarët e familjes së Estref Shkallës pa shtëpi duke u strehuar përkohësisht në çadrën e ngritur në pronën e tyre. Ata u vizituan mbrëmjen e sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët bashkë me urimin për një vit të ri të gëzuar, e siguruan për rindërtimin e shtëpisë në kohë rekord. Rama deklaroi se të gjitha banesat e dëmtuara do bëhen brenda vitit.

19:04
Kina bëhet me GPS-in e vet?

Për shkak të tensionit të vazhdueshëm midis vendeve të ndryshme, disa qeveri janë përpjekur të distancohen.

19:03
Për trurin, sendet e mbajtura me dorë, janë pjesë e trupit

Shpesh themi se stilolapsi apo edhe telefoni celular janë si zgjatimi i dorës sonë dhe në të vërtetë truri i sheh ato ashtu.

19:01
Zbulohet një njollë në oqean më e madhe se Teksasi

Një problem tjetër i shkaktuar nga ndryshimi i klimës ka goditur botën e gjallë. Me rritjen e temperaturës, ekziston edhe një ndryshim i madh në oqeanet që kërcënon mbijetesën e shumë specieve.

18:46
Basha urim për vitin e ri: Viti që po lemë pas ishte i vështirë, dhe na përballi me sfida të shumta

Kreu i Partisë Demokratike nëpërmjet një statusi në Facebook ka uruar qytetarët për vitin e ri 2020.

18:21
Ngjarjet e 2019-ës në 100 foto nga Reuters

Agjensia e Lajmeve Reuters ka publikuar 100 foto nga ngjarjet më të mëdha të vitit 2019.

18:06
Vajza e Renis Gjokës nën gjurmët e të atit: I pëlqen kur i këndoj …

Renis Gjoka ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli si rrallëherë për të bijën, Aurën dhe zbuloi pak nga përditshmëria me të.

18:05
Ia zbuloi e bija! Shkurte Fejza paska patur këtë profesion para se të bëhej këngëtare

Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, dy vajzat e mëdha të këngëtares Shkurte Fejza, Gresa dhe Besiana Behluli, u bënë pjesë e një sfide mjaft interesante për të zbuluar se cila prej tyre e njihte më shumë të ëmën.

18:04
Shkurte Fejza pret që 2020 ta bëjë gjyshe!

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për rrugëtimin e saj 45 vjeçar në muzikë si dhe ndau detaje nga jeta personale nën shoqërinë e dy vajzave të saj, Gresës dhe Besianës.

17:55
Testi i ujit që zbulon nëse keni një zemër të shëndetshme apo të sëmurë

Bëhet fjalë për një test të lehtë që mund ta bëni në shtëpi dhe i cili zbulon gjendjen tuaj të zemrës.

17:47
Policia kërkon ndihmë: 1 milion lek kush jep informacion për Gëzim Saraçi

Mëngjesi i sotëm nisi me një lajm të rëndë ku Gëzim Saraçi hodhi në zyrën e Fatos Tushes, kryebashkiakut të Lushnjës.

17:32
Identifikoni helmimin me alkool – shenjat e para dhe ndihma e parë

Helmimi nga alkooli zakonisht mendohet kur fillojnë simptomat ose pasojat, dhe gjëja më e rëndësishme është të mos futeni në atë situatë.

16:58
Festa e të burgosurve/ 5 mijë persona, nderimin e viteve do e kalojnë pas hekurave

“Thuhet se askush nuk e njeh me të vërtetë një komb, pa u futur njëherë brenda burgjeve të tij. Një komb nuk duhet të gjykohet nga mënyra si i trajton qytetarët e tij shembullorë, por ata më të këqijtë” . kjo shprehje e Nelson Mandelës gjendet e afishuar sapo hyn në paraburgimin 313, ku ne gjendemi pikërisht ditën e fundit të 2019  , së bashku me familjarë të shumtë që kanë ardhur të takojnë për festat e fundvitit të afërmit e tyre që presin drejtësinë.

16:52
Ish shoferi i kryebashkiakut e shantazhonte. Pas sherrit i hodhi granatën në zyrë

Policia është ende në kërkim të 45 vjeçarit Gëzim Saraçi. Mëngjesin e 31 dhjetorit ai i hodhi në zyrë një granatë dore kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.

16:42
Djemtë e El Çapos mburren me luksin teksa vazhdojnë “perandorinë”

Ndërkohë që El Çapo vazhdon të jetë në burg, karteli miliarda-dollarësh që ka themeluar vazhdon të lulëzojë nën drejtimin e dy djemve.

16:37
Presidenti Meta: Gëzuar vitin e ri 2020, ti lëmë pas zhgënjimet e vitit të kaluar

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një videoje ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2020, i cili do të trokasë pas pak.

16:27
Viti i Kosovës, ëndrra “Euro 2020” vazhdon, dominim i Feronikelit

Kosova përjetoi ëndrrën në kualifikueset e Europianit.

16:22
Partizani kampion dhe përurimi i “Air Albanias”, pikantet e futbollit shqiptar gjatë 2019-ës

Gjatë vitit 2019 ndodhën ngjarje të rëndësishme në futbollit shqiptar, ku ndër më kryesoret është shpallja e Partizanit kampion i Shqipërisë pas thuajse 3 dekadash. Plot 26 vite pritje për të kuqtë për t’u ngjitur në majën e Olimpit të futbollit shqiptar.

16:01
“Shqipëria Live”, emisioni më i ri në Top Channel. Dërgoni historinë tuaj për tu bërë pjesë

Ditët e para të janarit do të nisë emisioni i ri në Top Channel, “Shqipëria Live”.

15:57
“Kush shkel, vdes”, ishulli i vetëm në hartën e Tokës që s’është eksploruar

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion. Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

15:46
Koncert bamirësie në Durrës/ Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Një vals nga Çajkovski Çeli koncertin e bamirësisë që u zhvillua në teatrin ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit për fëmijët e familjeve të strehuara në hotele pas tërmetit të 26 nëntorit.

15:38
Policia kufitare Rinasit: Në një javë kanë hyrë 55 mijë persona, 13 me dokumente false

Policia Kufitare e Rinasit ka njoftuar se që prej datës 23 dhjetor në vend kanë hyrë plot 55 mijë persona nga të cilët 13 janë ndaluar pasi janë kapur me dokumente të falsifikuara.

15:37
Protestë e të pastrehëve të Thumanës/ Duhet të dalin nga hoteli pasi morën bonusin e qirasë

Në prag të ndërrimit të viteve demokratët ishin pranë banorëve të Thumanës, të cilët strehohen ne hotelet e Shëngjinit.

15:31
Djegia e makinës/ Zbardhet ngjarja në Devoll, ja vuri flakën…

Është zbardhur ngjarja që ndodhi ditën e sotme në Devoll ku një shtetasi i është djegur makina.

15:30
Aksidentet, 2019 viti i keq/ Numër rekord viktimash në rrugë, 203 persona në 11 muaj

Tre persona nuk mundën dot që të festonin ndërrimin e viteve, pasi jeta e tyre u pre në mes si pasoja e tre aksidenteve të ndryshme që ndodhën në vetëm dy ditët e fundit.

15:14
Plagoset kryebashkiaku/ Ish-shoferi hedh granatën në zyrë, plagoset edhe sekretarja e Fatos Tushes

Qyteti i Lushnjes u trondit mëngjesin e së martës nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i plagosur kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

15:11
Urimi i Haradinajt: 2020 një vit i suksesshëm për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale në të cilën u uron një vit të suksesshëm.

15:06
Luana Vjollca e di mirë si të na lumturoje në 1 janar

Mbrëmja e 1 janarit do të përcjellë spektakël, muzikë, humor e argëtim falë “Shiko Kush LUAN”. Plot 30 të ftuar në shtëpinë e dytë të Luana Vjollcës, për të dhuruar një atmosferë si kurrë më parë.

15:01
Fundviti në Kosovë/ 100 mijë kg fishekzjarre kineze

100 mijë kilogramë fishekzjarre kanë hyrë në Kosovë, për festat e fundvitit, kryesisht të importuara nga Kina. Nga kjo sasi, 3 tonë janë konfiskuar si kontrabandë.

14:54
Jeta mbretërore e princit të Bruneit

Vendi i vogël i Bruneit, i fshehur në ishullin e Borneos, dëgjohet shumë pak nëpër botë. Por ajo që dinë të gjithë, është që princi i këtij ishulli nuk ka turp ta tregojë me mburrje pasurinë e tij.

14:49
2020-a erdhi… Preku të parën Zelandën e Re

Nga Zelanda e Re e deri në Nju Jork, miliona njerëz në të gjithë botën do të shijojnë spektaklet e fishekzjarreve që festojnë ardhjen e 2020 dhe fillimin e një dekade të re.

14:29
Meta, homazhe në nder të Shyqyri Rrelit: Ishte njeriu që modernizoi futbollin tonë

Presidenti i Republikës, bëri sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të futbollit dhe sportit shqiptar, ish-futbollistit të “KF Tiranës”, trajnerit të paharruar të ekipeve Shpresa dhe atij Kombëtar shqiptar, Shyqyri Rreli.

14:28
Elon Musk planifikon tunele për veturat elektrike

Plani i shefit të Tesla për të ndërtuar një seri tunelesh nën qytetet e mëdha po përparon ngadalë, por Elon Musk ende është i përkushtuar për realizimin e tij.

14:28
Viti i Ri për njerëzit në nevojë! Bashkia e Tiranës shtron drekë në qendrat e saj sociale

Në prag të festës së ndërrimit të viteve, qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë shtruar drekë për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato.

14:27
Blerjet më të qëlluara të dekadës së fundit, ja lista sipas “Goal.com”

Sajti i specializuar i futbollit, “Goal.com”, duke iu referuar shifrave, ka listuar emrat e e 15 futbollistëve që konsiderohen transferimet më të rëndësishme të dekadës së fundit.

14:26
BMW heq dorë nga motori më i fuqishëm dizel

Gjigandi premium gjerman BMW do të braktisë përdorimin e motorit të tij më të fuqishëm dizel nën emrin e markës B57D30S0.

14:20
Pse duhet t’i hani më shpesh kikirikët

Kikiriku është një ushqim plot përfitime për shëndetin tuaj. Ai vjen nga Amerika e Jugut dhe i përket familjes së bishtajoreve si dhe sojave.

14:18
Trump: Irani përgjegjës për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Irak

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka orkestruar një sulm ndaj ambasadës amerikane në Irak dhe se do të mbajë përgjegjësi për një gjë të tillë.

14:07
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit! Banesa në flakë, nxirren 2 të moshuarit

Rreth orës 13:09 në Allias, Tiranë, në një banesë private ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.

13:53
Fituesit e mëdhenj në Europë, Messi në majën e Olimpit, Ronaldo në histori me Portugalinë

2019-ta ishte viti i Manchester City-t në Angli. Skuadra e Pep Guardiola fitoi cdo trofe të mundshëm në ishull. Në kampionat City triumfoi pas një dueli të ethshëm me Liverpoolin duke u renditur në vend të parë me një pikë më shumë se The Reds që grumbulluan plot 96 pikë. Citiziens triumfuan edhe në Kupën […]

13:45
“Të gatshëm të heqim kufirin dhe doganën me Shqipërinë”/ Thaçi: Takimi i parë i minishengenit, Kosova s’ka qenë e ftuar

Fundi i vitit e gjeti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në një deklaratë për mediat, ku ndër temat e shumta që ceku ishte edhe ajo e “minishengenit ballkanik”.

13:43
Zelanda e Re hyn në 2020/ Spektakël fishekzjarresh në Auckland

Ashtu si përherë, viti i ri troket më së pari për Samoan dhe Kiribatin; prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet, dhe kjo që në kohën kur zgjodhi që ta kapërcente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.

13:32
Presidenti Thaçi: BE nuk duhet të bëjë gabim t’i hapë derën Serbisë dhe shteteve të tilla

Gjatë fjalës së tij, mbajtur me rastin e fundvitit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dërgoi mesazhe të shumta ndërkombëtarëve.

13:15
Takimi Hashim Thaçi-Albin Kurti, ja në ç’datë e pret presidenti në zyrë

Presidenti i Kosovës, gjatë daljes së tij për media me rastin e fundvitit ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ftesës së tretë të Hashim Thaçit, është pajtuar që takimi ndërmjet tyre të mbahet të hënën, më 6 janar, në ora 15.00.

13:14
Nata e ndërrimit të viteve/ Traditat, ushqimet dhe festa jashtë shtëpisë

Zhvendosemi në Tiranë ku kolegia Juli Ristani do të na flas për pjesën më të gëzueshme të festës, argëtimin dhe shtrimin e tavolinës.

13:14
Viti i Ri në hotel, me familjet e pastreha të tërmetit

Dita e fundit e 2019-ës në Durrës nis buzë detit. Ndërrimi i viteve i gjen familjet e prekura nga tërmeti larg shtëpive të tyre.

13:14
Nisin hetime për shkatërrimin e varrezave hebreje në Gjermani

Policia gjermane është duke hetuar dy burra të moshës 21 dhe 33-vjeçare, në lidhje me shkatërrimin e varrezave hebreje në një qytezë në perëndim të Gjermanisë.

13:10
Fermat vertikale të lindura nga nevoja në Japoni

Një godinë e rëndomtë në një zonë industriale afër Kyotos, nuk tregon shumë për produktivitetin e saj: 30 mijë lakra rriten këtu çdo ditë, nën dritë artificiale e madje pa një ndërhyrje njerëzore.

13:02
“Xibraku”/ Kapen 11kg kanabis, në pranga poseduesi (video)

Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me lëndë narkotike.

12:52
Premtimi i Veliajt: Në Tiranën e 2020, më shumë hapësira ku fëmijët studiojnë e argëtohen

Viti 2020 do të jetë i fëmijëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se të vegjlit e kryeqytetit do të kenë më shumë hapësira ku jo vetëm të studiojnë, por edhe ku të argëtohen.

12:51
“Nuk ishte vit i lehtë”/ Haradinaj flet për dorëheqjen, mesazhi për fundvit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një videoje ka uruar qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, me rastin e Vitit të Ri.

12:47
Flokëkuqet ndjejnë dhimbje ndryshe nga njerëzit e tjerë

Për flokëkuqet ka pasur prej kohësh paragjykime , që nga shoqërimi me vampirët dhe magjitë në historinë antike e deri tek ato që quhen sot, si pa shpirt. Asnjë prej tyre nuk është i bazuar në realitet. Sidoqoftë, shkenca ka sugjeruar që njerëzit me flokë të kuq mund të ndiejnë më shumë dhimbje. Kjo nuk është saktësisht as e vërtetë – ata thjesht e perceptojnë dhimbjen ndryshe. E gjitha kthehet në genin që i bën flokët e tyre të kuq dhe ndikojnë në shumë aspekte të tjera të biologjisë së tyre.

12:42
Festat e fundvitit në fshatin SOS në Kosovë

Fshati SOS në Kosovë, ofron kujdes për fëmijët e braktisur. I themeluar në vitin 1999, ky vend u shndërrua në forcë dhe përkrahje për të gjithë fëmijët në nevojë.

12:40
Rrezik nga orteku! Shpëtohen gjashtë persona në Alpet zvicerane

Gjashtë persona janë shpëtuar pas rrëshqitjes së një orteku afër qytetit Andermatt.

12:37
Panairi i artizanatit/ Të rinjtë krijojnë dhe ekspozojnë në Berat

Qendra artizane në qytetin e Beratit ka zgjedhur ta prezantojnë ndryshe këtë fundvit me panairin e punimeve me dorë.

12:37
Kaos në Bagdad, protestuesit i vënë flakën ambasadës Amerikane

Mijëra protestues të zemëruar irakenë u mblodhën në Ambasadën e Sh.B.A në Bagdad të Martën, duke protestuar kundër sulmeve ajrore vdekjeprurëse të SHBA këtë javë që vranë 25 luftëtarë nga një grup militant shiit i mbështetur nga Irani në Irak.

12:34
Porti i Durrësit, “aktiv” edhe në ditën e fundit! Mbërrijnë 2 tragete nga Bari, priten edhe 5 anije tregtare

Porti më i madh i vendit, ai i Durrësit është në aktivitet të plotë dhe në ditën e fundit të vitit, ndërsa mesnata pret të sjellë vitin 2020 e shoqëruar nga sirenat e anijeve që ndodhen në port.

12:27
Konflikt në Shijak/ Tentoi të vriste me armë 2 persona, ndalohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar, banues në Shijak është ndaluar nga policia e Durrësit për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

12:26
Programi festiv në Top Channel/ Tradita vazhdon me “Home sweet Portokalli”

Siç është traditë, nata e ndërrimit të viteve do të na mbledhë në Festën tradicionale te Vitit te Ri para ekranit te Top Channel, kësaj here për te pare spektaklin e madh “Sweet Home Portokalli”.

12:24
Kartolinë nga kori “Lira”/ Zëra të rinj e të vjetër në koncertin e fundvitit në Korçë

Në prag të ndërrimit të viteve, Kori Lira organizoi në Korçë një mbrëmje të veçantë urimi.

12:22
Ekspertët thonë: Këto pesë lloje të grave mashtrohen gjithmonë nga partneri

Ekspertët e marrëdhënieve dhe marrëdhënieve pohojnë se ka disa lloje të njerëzve që janë të prirë të mashtrojnë partnerët e tyre, dhe statistikisht, burrat mashtrojnë më shumë sesa gratë.

12:21
Zgjidhja e Indisë për të frikësuar shkelësit e rregullave të trafikut? Policë-kukulla

Kukullat e veshura me uniformë policie janë “përforcimi” më i ri i organeve të sigurisë në qytetin indian të Bangalore-s. Me këto kukulla po synohet zvogëlimi i shkeljeve në trafik.

12:21
Pak shitje, çmime më të larta/ Blerjet e fundit në tregun e Vlorës

Në tregun e gjësë së gjallë në hyrje të Vlorës po shiten shpendët e fundit të festës.

12:19
Mos pini lëngje të tharta në mëngjes

Uji i ngrohtë me limon për metabolizëm, i cili rekomandohet sapo të ngriheni nga shtrati, mund të dëmtojë dhëmbët