Armëpushimi 10-ditor me Izraelin, reagojnë qytetarët e shpërngulur nga Libani: Jemi të gatshëm të kthehemi në shtëpitë tona, por… 16/04 22:50
Një djalosh i vogël ka varur veten në dhomën e tij të gjumit pasi besohet se nuk përballonte dot masën e detyrave të shtëpisë që i ishin dhënë gjatë izolimit të koronavirusit.
13-vjeçari i paemëruar francez raportohet se u zbulua nga i vëllai në shtëpinë e tyre në Douai, në lindje të Francës dje pasdite.
Shërbimet e emergjencës erdhën në skenë por nuk mundën të shpëtonin të riun.
Prindërit e tij i kishin thënë policisë se i biri ishte tensionuar nga masa e detyrave të shtëpisë që i ishte dhënë që prej nisjes së bllokadës së epidemisë.
“Ai nuk ka pasur histori vetëvrasjeje dhe nuk ka lënë letër për të shpejguar qëllimet e tij”, tha policia.
Prej 1 marsit në Francë kanë vdekur 10,238 njerëz nga virusi.
Top Channel