13-vjeçari francez vret veten prej volumit të detyrave të shtëpisë gjatë karantinës së koronavirusit

09/04/2020 15:41

Një djalosh i vogël ka varur veten në dhomën e tij të gjumit pasi besohet se nuk përballonte dot masën e detyrave të shtëpisë që i ishin dhënë gjatë izolimit të koronavirusit.

13-vjeçari i paemëruar francez raportohet se u zbulua nga i vëllai në shtëpinë e tyre në Douai, në lindje të Francës dje pasdite.

Shërbimet e emergjencës erdhën në skenë por nuk mundën të shpëtonin të riun.

Prindërit e tij i kishin thënë policisë se i biri ishte tensionuar nga masa e detyrave të shtëpisë që i ishte dhënë që prej nisjes së bllokadës së epidemisë.

“Ai nuk ka pasur histori vetëvrasjeje dhe nuk ka lënë letër për të shpejguar qëllimet e tij”, tha policia.
Prej 1 marsit në Francë kanë vdekur 10,238 njerëz nga virusi.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA