U mbështet te dritarja e hotelit, por ajo u shkëput papritur, 26-vjeçarja bie nga kati i shtatë dhe humb jetën 06/11 10:34
Anija-spital, e vendosur në Los Angeles për të dhënë ndihmë mjekësore gjatë pandemisë ka rënë vetë pre e Covid-19.
Mësohet se një anëtar i ekuipazhit në anijen Mercy Hospital ka testuar pozitiv me koronavirus. Personi në fjalë aktualisht është i izoluar në anije dhe së shpejti do të transferohet në një strukturë izolimi jashtë anijes, në monitorim për simptoma të rënda.
“Kjo nuk do ndikojë në misionin e anijes që ka për pacientët me koronavirus. Ata do vazhdojnë të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord”, shprehet një anëtare e marinës amerikane Andrew Bertucci.
Që nga e mërkura në mëngjes, Mercy USNS ka trajtuar 28 pacientë me 11 shtretër të zënë aktualisht.
Top Channel