Artistët në karantinë/ “Po shijojmë shtëpinë”, rrëfehen maestro Zhani Ciko dhe kantautori Luan Zhegu

09/04/2020 15:58

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” maestro Zhani Ciko dhe kantautori Luan Zhegu.

Maestro Ciko, u shpreh se të gjithë duhet të marrim masat për t’i dhënë fund virusit. Kjo periudhë vlen për të shijuar shtëpinë, thotë maestro. Po ashtu ai shtoi se gjatë kësaj kohe, ka rikujtuar plot përjetime të jetës së tij që shpesh lidhen dhe me aktivitetet institucionale që ai ka shërbyer.

“ Jeta jonë nuk ka pasur vetëm këtë të papritur, të papritura ka pasur herë pas here. Të marrim masat për të shpëtuar atë që është e shpëtueshme, jetën e njeriut. Duhet të marrim masat krahas masave shëndetësore që gjithësecili mund të përballet. Kjo na ka bërë që së pari të merrimi me këtë punë. Informimi është një nga detyrat e para, na duhet të marrim vesh në çfarë situate jemi, ky informim të ndikojë në sjelljen e njerëzve ndaj situatës. Kjo periudhë ka vlerën e vet, po shijojmë shtëpinë. Unë e kam filluar me violin por më pas i kam rënë të gjithë orkestrës. Unë nuk jam marrë shumë me veten time, jam marrë me institucionet. Nuk ka institucion që të mos kem qenë pjesë drejtuese. I jam rikthyer kujtimeve, kam mbajtur ato që kanë vlejtur për ta mbajtur. Foto, ka shumë foto me gota në duar duke festuar”, u shpreh Ciko.

Ndërkohë nga krahu tjetër, kantautori Zhegu, shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët e personalit mjekësor që ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit. Kantautori tha se borbardimi i lajmeve këto kohë e ka çoroditur pak. Megjithatë shprehet se përpiqet për të kaluar periudhën e karantinës, duke luajtur shah. Gjithashtu ai u bën thirrje qytetarëve ta marrin me sportivitet këtë situatë dhe të respektorjnë rregullat, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e virusit.

“Dëshiroja të përshëndes nga thellësia e zemrës ata që janë në ballë të luftës, mjekët, sanitarët, shoferët, inferimerët të gjitha ta që shërbejnë në struktuart e të gjithë Shqipërisë. Nuk e kisha provuar ndonjëherë të qëndroja kaq gjatë në shtëpi. Edhe në 97-ën nuk kemi ndenjur kaq shumë. Unë kam filluar të avancoj, po shikoj edhe centimetrat e shtëpisë. Gjatë kësaj kohe ne më tepër shqetësohemi nga lajmet.  Gjermania thotë këtë fjalë, një nga Suedia një tjetër, këto të çorodisin pak. Ne kemi vendosur ta marrim jetën si na vjen. Dita kalon, edhe punojmë edhe rikujtojmë. Edhe pa gjë s’kemi dalë, mirë ka ecur puna. Çdo ditë luaj shah në internet. Të gjithë ta marrin me sportivitet, por të respektojnë edhe rregullat që numrat e të infektuarve të jenë më të pakta”, u shpreh Zhegu.

Top Channel