“Miku i mirë njihet në ditë të vështira”, SHBA ndihma për personelin mjekësor në përballjen kundër CoVid-19

09/04/2020 16:50

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mjete mbrojtëse për personelin mjekësor në Shqipëri që po përballet me CoVid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se miku i mirë shihet në ditë të vështira.

Krahas njoftimit Manastirliu ka postuar edhe disa foto të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim ku shihen edhe ndihmat e dhuruara nga Amerika.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!

Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19??

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana

Jemi #bashkë në këtë luftë ?#COVID19” shkruan Manastirliu.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel