Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mjete mbrojtëse për personelin mjekësor në Shqipëri që po përballet me CoVid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se miku i mirë shihet në ditë të vështira.
Krahas njoftimit Manastirliu ka postuar edhe disa foto të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim ku shihen edhe ndihmat e dhuruara nga Amerika.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!
Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19??
Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana
Jemi #bashkë në këtë luftë ?#COVID19” shkruan Manastirliu.
Top Channel