Të krishterët në Evropë/ Koronavirusi “izolon” Pashkët

09/04/2020 15:30

Të krishterët e Evropës po përballen me një pashkë të pazakontë, në izolim, me procesionet tradicionale të stërmëdha që do të zëvendësohen nga transmetimet online.

Të premten, Vatikani do të transmetojë online papa Franceskun në bazilikën e Shën Pjetrit. Portugalia ndërkohë, nuk është goditur aq sa Spanja apo Italia nga koronavirusi, por i ka urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe policia ka ngritur postoblloqe për të ndaluar udhëtimet. Edhe Polonia, ka vendosur masa strikte.

Atje, tradicionalisht, pashkët shënojnë një demonstrim të jashtëzakonshëm të besimit katolik, por këtë radhë, gjithçka është ndryshe. Vendi ka mbyllur kufijtë, shkollat, dyqanet, restorantet etj. Zyrtarët kanë thënë se disa kufizime do të zbuten pas pashkëve, në përpjekje për ti dhënë pak frymëmarrje ekonomisë.

Në një intervistë, Papa Francesku tha se njerëzimi duhet të nxjerrë mësime nga kriza e Covid 19 duke e quajtur këtë, një kohë për tu rilidhur me natyrën.
Mos ta hedhim pas shpine dhe të ktheheshim atje ku ishim. Kjo është koha për të ndërmarrë hapa vendimtarë, të heqim dorë nga shfrytëzimi i natyrës – tha ai. Zoti fal gjithnjë, ne falim ndonjëherë, por natyra nuk fal kurrë – tha ai.

Nga Milano, qyteti në qendër të krizës në Itali, të krishterëve do ti drejtohet të dielën e pashkës, me një performancë, Andrea Bocelli, në katedralen e zbrazur të qytetit, Duomo. Performanca do të transmetohet në youtube. Boceli tha për agjencinë e lajmeve AFP, se kjo do të jetë një lutje për qytetin dhe botën, përballë një eventi absolutisht të dhimbshëm, tragjik dhe të paprecedenttë.

Top Channel