Jemi në kohë “lufte”, në beteje me një armik të padukshëm dhe nuk dihet se kur do ti vij fundi këtij makthi.

Një pandemi globale e cila ka marrë jetën e mijëra njerëzve dhe ka infektuar miliona të tjerë.

Sipas shifrave të publikuara së fundmi ka shkuar në 15.238 numri i viktimave nga COVID-19 në Spanjë, pasi 683 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Në Itali numërohen 17.669 viktima nga të dhënat e fundit të publikuara ditën e djeshme, ndërsa pritet një tjetër shifër zyrtare ditën e sotme.

Në Francë numri i viktimave ka shkuar në 10.869 si dhe numërohen 112,950 persona të infektuar.

Këto janë tre vendet më të prekura në Evropë, ku secila numëron:

Itali- 139,422 të infektuar; 17,669 viktima dhe 3,693 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën. Lajmi i mirë është se 26,491 janë shëruar dhe rikthyer në shtëpi.

Spanjë- 152,446 të infektuar; 15,238 viktima dhe 7,069 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën. 52,165 janë rikthyer në shtëpi, tashmë të shëruar nga koronavirus.

Francë- 112,950 të infektuar; 10,869 viktima dhe 7,148 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Për fat të mirë numërohen 21,254 persona të shëruar.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel