Djali 7 muajsh i infektohet me Koronavirus, nëna ka një thirrje: Virusi mund të qëndrojë në ajër, ju lutem…

09/04/2020 16:37

Një nënë  në Britani u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin urdhrat e qeverisë dhe të qëndrojnë në shtëpi, pasi djali i saj vetëm shtatë muajsh është i diagnostikuar me koronavirus.

Vogëlushi, i identifikuar si Arthur, u dërgua me urgjencë për në Spitalin Derriford në Plymouth, të enjten, pasi shfaqi simptomat e parë të COVID-19.

Arthur, së bashku me familjen, kishte tre javë që ishte izoluar, pasi tre nga anëtarët e familjes vuajnë nga probleme kardiake (një nga grupimet më të rrezikuar nga koronavirusi). Mamaja e Arthur, Courtney, u shpreh se bashkëshorti i saj, Kenyoun, gjatë periudhës së karantinës ka dalë nga shtëpia vetëm dy herë për të bërë pazare.

Megjithatë virusi korona arriti të hynte në shtëpinë e tyre. Arthur, shfaqi dhimbje të fytit, kollë, diarre. Ai u diagnostikua zyrtarisht me koronavirus në Spitalin Derriford, ndërkohë aktualisht ndodhet në shtëpi me simptoma të buta të sëmundjes.

“Ne kemi ndjekur me përpikmëri rregullat, por njerëzit ende nuk janë të vetëdijshëm se virusi qëndron në ajër. Nëse dikush kollitet dhe nëse është i infektuar me koronavirus, virusi mund të qëndrojë në ajër deri në tre orë. Ju lutemi qëndroni në shtëpi. Nëse duhet të dilni nga shtëpia përdorni maskat dhe dorezat. Qeveria duhet të jetë më e rreptë! A vlen më shumë një shëtitje apo vrapim se sa jeta juaj? Arthur fatmirësisht sot erdhi në shtëpi. Ai është një luftëtar i vërtetë, por është e tmerrshme të shohësh vogëlushin tim kaq të dobët”, tha Courtney.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel