CoVid-19 në Luginën e Preshevës, Basha thirrje qeverisë: Ofroni asistencë mjekësore, është detyrim

09/04/2020 16:38

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur t’i përgjigjet kryeministrit Edi Rama me anë të një kërkese që të dërgojë ndihma me personel mjekësor në Luginën e Preshevës për shkak të situatës së rëndë që po kalon me CoVid-19.

Basha me anë të një postimi në Tëitter shkruan se ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues.

STATUSI I PLOTË:

Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, I bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues.

Top Channel