Paniku i koronavirusit; Pasagjerët kërcejnë në det kur kuptojnë se në traget ka të infektuar

09/04/2020 15:03

Disa pasagjerë të kapur nga paniku në një traget në Indonezi u filmuan sot në skena histerie, përfshi dhe hedhje në det, kur u përhap fjala se në të kishte bartës të dyshuar të koronavirusit.

Në pamjet shokuese tregonin se disa prej tyre hidheshin në det prej bordit të saj edhe pse mjeti ishte gati për t’u ankoruar në port.

Pasagjerët që shkuan me not në breg njoftuan autoritetet për bllokimin e tragetit, teksa tensionet po shtohen për përhapjen e sëmundjen në të gjithë arqipelagun indonezian.

Ata vinin nga Borneo dhe anija u bllokua në Maumere të ishullit lindor Flores, mes frikës se tre anëtarë të ekuipazhit kihsin marrë koronavirusin.

Turma u mblodhën shpejt në kuvertën e anijes dhe pasagjerët nisën të filmonin njerëzit që kërkonin filliisht jelekët portokalli të shpëtimit dhe më pas lëshoheshin në ujin e thellë blu poshtë tyre, dhe më pas të notonin drejt tokës.

Pas ankorimit në të tjera pamje shiheshin zyrtarë që kryenin teste të koronavirusit për pasagjerët e tragetit.
Anija kishte 255 pasagjerë, kryesisht punëtorë emigrues që ktheheshin nga Malajzia fqinje. Raportimet thonin se banorë të Maumere ishin mbledhur në port për të protestuar pranimin e anijes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel