19:29
“10 mijë dollarë në lloto”/ KPA nuk i jep të drejtë prokurorit, e shkarkon nga detyra
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që shkarkoi nga detyra prokurorin Artur Selmanin. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë.