Dy motra kanë rrahur dde kërcënuar nusen e vëllait në Dibër.

Motra e madhe Sh.D, 45 vjeçe, ka ushtruar dhunë ndaj kunatës, ndërkohë që u arrestua në flagrancë nga policia.

Ndërsa motra tjetër Z.M ka kanosur me armë gjahu, pa fishek kunatën A.D.

Njoftimi/Dibër

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.

Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :

Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Top Channel