Në afërsi të një shkolle në Tiranë, u arrestuan dy të rinj, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Kështu, ranë në pranga 27-vjeçari D.A dhe 22-vjeçari M.K, që të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, u është gjetur një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me peshë 23.6 gr, të cilat u u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel