Rastësi? 5 vite më vonë, Trashi gol për Ballist Morinën

15/10/2019 11:46

Futbollisti i kombëtares shqiptare Lorenc Trashi dje ndaj ndeshjes me Moldavinë shënoi golin e tretë ndaj Moldavisë, por ndoshta shumë pak e kuptuan se rastësia e donte që goli të shënohej në të njëjtën datë, në të njëjtën minutë kur edhe u ndërpre 5 vite më parë ndeshja Serbi-Shqipëri.

Ndeshja Serbi-Shqipëri ishte një ndeshje e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, e cila u zhvillua më 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit në Beograd. Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë.

Në atë moment, në stadium futet një dron që mbante një flamur me simbole patriotike shqiptare (Dy fotografi të Ismai Qemalit dhe Isa Boletinit, harta e Shqipërisë etnike me në qendër shqiponjën e Skënderbeut dhe mbishkrimi “Autochthonous”.)

Gjatë ndërprerjes së lojës, mbrojtësi serb Stefan Mitrović hidhet për të marrë flamurin. Menjëherë lojtarët shqiptarë shkojnë drejt tij për t’ia marrë atë dhe Bekim Balaj arrin ta rrëmbejë flamurin, duke e dërguar atë te gjyqtari i katërt. Kjo shkaktoi hyrjen e tifozëve serbë në fushë, të cilët filluan të godisnin futbollistët shqiptarë, të ndihmuar edhe nga kujdestarët e stadiumit.

Më 24 tetor 2014, UEFA vendosi që ndeshja të fitohej nga Serbia me rezultatin 3-0. Gjithashtu vendosi që t’i heqë 3 pikë Serbisë, të detyrojë Serbinë të luajë 2 ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa tifozë si dhe të dënojë të dyja federatat me nga 100.000 euro secilën. Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia e apeluan këtë vendim, por apeli la në fuqi vendimin e parë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel