Pas kthimit nga Brukseli kryeministri Edi Rama prononcimin e parë e dha për emisionin Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel. Për Ramën, nuk ka votë kundër Shqipërisë, ka vetëm një çështje të brendshme të BE-së.
Prej 4 orësh vijojnë diskutimet në Bruksel midis liderëve të shteteve të Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje mbi zgjerimin.
Franca vazhdon me qëndrimin e saj të ashpër për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mediat italiane shkruajnë se Franca ka vënë veton kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Debatet vazhdojnë në Bruksel për vendimin e hapjes ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në lidhje direkte në Open Kreshnik Spahiu i ka bërë një thirrje ministrit në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka qenë një pro idesë dhe ka lobuar për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Këtë na e kanë thënë diplomatë të lartë.
Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka falënderuar Konteshën e Wessex, për kontributin që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën.
Me tone të ashpra foli analisti Andi Bushati kundër Qeverisë për çështjen e negociatave. Sipas Bushatit, Franca kërkon reformim të Bashkimit Europian, por kjo është njëra anë e medaljes.
Tensionet midis Koresë së jugut me atë të veriut nuk janë evidente vetëm ne aspektin politik, por edhe në atë futbollistik.
Akrobatja Keisi Bardhi e nisi pikërisht këtu, në këtë arenë të Cirkut Kombëtar në Tiranë, rrugën drejt shkëlqimit si talent në akrobaci.
Ashtu siç ndodh shpesh herë edhe ndërhyrja kryeministrit Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel nuk ka kaluar pa përplasje me gazetarët. Të papunë, të painformuar dhe gjithollog ishin disa nga fyerjet e Ramës për gazetarët në studio, ndërsa moderatores Eni Vasili iu drejtua disa herë duke i kërkuar që të “qetësohej”.
Avokati i njohur Spartak Ngjela me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar se Franca nuk i bën më dot gjë Shqipërisë.
“Pse nuk u hapën (negociatat) kur u tha që do të hapen, këtë shkoni dhe kërkojani presidentit të Francës”.
Një burrë tajlandez 31-vjeç u dënua me 374 vjet burg dhe 26,000 dollarë për trafikim të fëmijëve të përdorur për materiale pornografike.
Kryeministri Edi Rama mohoi në emisionin “Open” në Top Channel mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se nesër merret një vendim negativ sa i përket negociatave me Bashkimin Evropian.
Legjenda braziliane Ronaldinho, nuk ka dyshim në potencialin e sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior.
Shqipëria është në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100%. Po cfarë është ndotja e ajrit? Ndotja e ajrit është grumbullimi i substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat vënë në rrezik jetën e njeriut dhe të gjallesave të tjera.
Pavarësisht sinjaleve pesimiste që vijnë nga Brukseli, kryeministri Edi Rama theksoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel se fjala e fundit për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk është thënë akoma.
Një 27-vjeçar pa një përdhunues që po i sulmonte gruan, dhe reagoi menjëherë duke i prerë penisin gjatë përplasjes.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me zyrat e përmbarimit, ku pasi qytetari i paguan përmbaruesit 6 milionë lekë nën dorë, prona e tij zhbllokohet.
Një nënë 25-vjeçare humbi të bijën e sëmurë, vetëm 6-vjeçe, pesë ditë pasi kishte ardhur në jetë motra e saj e vogël.
Erdhi me shumë bujë nga ekipi brazilian i Santosit, në verën e vitit 2016, por nuk dha rezultatet e pritura tek ekipi italian i Interit.
Grida Duma vjen me thellimin e dymbëdhjetë eseve që ajo ka botuar gjashtë vite më pare.
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka njoftuar një armëpushim tre ditor në Sirinë veri lindore, ku Turqia ka filluar ofensivën e saj ushtarake kundër luftëtarëve kurdë.
Një nga resortet e golfit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Florida, do të mbajë samitin e G7-ës qershorin e ardhshëm.
Manipulimet e komisionarëve të partive politike gjatë raportimit të votave në formularë e rezultateve, kanë bërë që KQZ-ja të merr vendim që 530 vendvotime t’i nënshtrohen rinumërimit.
Lulzim Basha i ka kërkuar juristëve dhe ekspertëve zgjedhorë të Partisë Demokratike të hedhin në letër zgjidhje konkrete për reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi, sqaron detaje nga grupi punës i cili bazohet tek platforma e 2017-ës, për të përcaktuar prioritet kryesore.
Përmes 20 fotografive me imazhe dhe mesazhe nga lufta e fundit në Kosovë, qytetarët i kanë dërguar mesash Akademisë Suedeze, për të bindur atë që ti tërheq çmimin Nobel autorit, Peter Handke, përkrahës i Sllobodan Millosheviçit.
Dinastia që fshihet pas gjigantit teknologjik kinez, Huawei, dhe që ka ditur të qëndrojë larg kamerave për shumë vite, kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve të shumta me qeveritë amerikane dhe kanadeze.
Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë për Top Channel prapaskenat e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën; kontrollin policor, dozat e kokainës që u gjendën në apartament dhe marrëdhënien e të birit me viktimën dhe Marsidën që u shndërrua në protagoniste të një ngjarjeje ende me shumë pikëpyetje. Disa prej të cilave i ngre dhe vetë Fatbardha Toçi, dy djemtë e së cilës janë nën arrest.
Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, u takua me presidentin turk Recep Tayip Erdogan të enjten në përpjekje për arritjen e një armëpushim në Siri pasi Ankaraja refuzoi presionin ndërkombëtar për të ndaluar ofensivën kundër forcave kurde.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka qenë prezent në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme të Interpolit, njofton Policia e Shtetit me anë të një deklarate për media.
Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.
Cristiano Ronaldo është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai shpesh herë është komentuar edhe për nivelin e lartë atletik, por edhe fizik që disponon.
Pak ditë më parë, një 25-vjeçar holandez shkoi në një lokal dhe i tha banakierit se katër vëllezërit e tij dhe babai kishin nëntë vite që nuk kontaktonin me botën, madje mendonin se kishte ndodhur apokalipsi. Por kulte të tilla nuk janë të pakta në historinë e dhjetëvjeçarëve të fundit, dhe fatkeqësisht kanë histori të lyer me gjak.
Arritja e një marrëveshje mes Britanisë dhe BE për Brexit ishte një lajm i tmerrshëm për Federatën Angleze të Futbollit që do të duhet të përballet me probleme të shumta në momentin kur Brexit të hyjë në fuqi.
Sinisa Mihajloviç përgjatë muajve të verës u diagnostikua me leuçemi akute. Nga ajo periudhe deri më tani, tekniku 50-vjeçar ka kryer me sukses dy cikle kimioterapie në një klinikë të Bolonjas.
Federata e Futbollit të Çekisë ka pezulluar shitjet në internet të biletave për ndeshjen kundër Kosovës më 14 nëntor në Plzen, e cila do të vendosë direkt se cila prej tyre do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov e konsideron gabim të madh historik mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Borisov, një mundësi e tillë mund të rikthehet pas 15 vitesh.
Djali i aktorit të “Tarzan” Ron Ely dyshohet se goditi me thikë dhe vrau nënën e tij 62-vjeçare para se të ekzekutohej fatalisht nga policia në shtëpinë e Ely’s në Santa Barbara të Martën në mbrëmje, thanë autoritetet.
Është i verdhë i shndritshëm, mund të lëvizë me një shpejtësi prej 4 centimetrash në orë, mund të zgjidhë problemet edhe pse nuk ka tru dhe mund të shërojë veten nëse pritet në dysh.
Qendër sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, është një emër i lakmueshëm i disa prej ekipeve elitare të futbollit botëror.
Kur filozofja gjermano-hebreje, Hannah Arendt shkoi në Jeruzalem për të mbuluar gjyqin ndaj Adolf Eichmann, ajo reflektoi se krimineli që i kishte shpëtuar burgut për vite dhe kish dalë para një gjykate për krime kundër njerëzimit, nuk ishte një monstër.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 530 vendvotimeve, proces ky i cili pritet të zgjasë rreth një javë.
Patrick Day ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, katër dit pasi pësoi një dëmtim në tru pas ndeshjes me boksierin tjetër Charles Conwell.
Ursula von der Leyen, kryetarja e zgjedhur e Komisionit Evropian, ka shuar çdo shpresë për një ndryshim të vendimit në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Shëtitja e parë në hapësirë e dy astronauteve femra do të bëhet të premten”- thotë NASA.
Një marrëveshje për Brexitin është arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, pak para samitit të liderëve në Bruksel.
Reagimi i këtij djaloshi dy vjeçar është bërë virale në rrjetet sociale.
Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore, ku një 60 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me mjetin e tij, tip zetor.
OSHEE ka njoftuar se për shkak të rikonstruksionit që po bëhet nëpër kabina disa zona do të jenë pa drita ditën e nesërme.
Analisti Frrok Çupi nuk e konsideron paragjykim jologjik pretendimin se Shqipëria, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina po penalizohen në rrugën e tyre integruese në BE edhe për shkak të besimit fetar të qytetarëve të tyre.
Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth të rejave nga jeta personale, por askush nuk e priste që gjatë intervistës ish-banori të zbulonte sekretin më të madh të këtyre tre viteve të fundit.
Për gazetarin dhe analistin Frrok Çupi, Gent Cakaj duhet të mbahet të paktën moralisht përgjegjës nëse Shqipërisë nuk i hapen nesër negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Çupi tha Qeveria është në çdo rast përgjegjëse për dështimin dhe se nuk ka më vlerë që Cakaj të qëndrojë në pozicionin e ministrit të Jashtëm në detyrë.
Lëvizja Vetëvendosje ushtroi sot ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga diaspora.
Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, të cilin e Trump e quajti “Mocarela”, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.
Lionel Messi nuk e ka nisur mjaft mirë këtë sezon ku ka qenë i dëmtuar në fillim të tij dhe ka humbur shumë ndeshje.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar në Ankara nënpresidentin amerikan, Mike Pence. Erdoğan e ka pritur nënpresidentin e SHBA-ve në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha sot në Bruksel se një marrëveshje midis BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexit-in e rregulluar ishte një lajm i mirë, por theksoi se duhet të tregohet kujdes pasi që i takon parlamenteve të shteteve anëtare të ratifikojnë marrëveshjen.
Pas një pune operativo-hetimore, Njësia e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, sot kanë realizuar operacionin policor “Armët” në Fshej të Gjakovës.
Ekspozimi më i madh ndaj dritës blu të emetuar nga telefonat dhe kompjuterët përshpejton plakjen.
Parku i argëtimit i “Universal Studios”, që po ndërtohet në Pekin, do ti pranojë vizitorët pa biletë – dhe kjo falë kamerave që do të skanojnë fytyrat e tyre për të përcaktuar nëse e kanë paguar më parë hyrjen.
Akademia Suedeze i doli në mbrojtje vendimin e saj për t’i dhënë çmimin Nobel për letërsinë për vitin 2019, shkrimtarin austriak Peter Handke.
Për banorët që jetojnë afër lokaleve ku zhurma është tej normave të lejuara, nuk ka qetësi.
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate, i tregoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se duhet ta dijë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti”.
Një aktivitet i paligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore është gjendur në Shkodër.
Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama shpërndau dy fotografi përkrah kryeministrave të Partive Socialiste Europiane.
Kombëtarja shqiptare U21 me fitoren ndaj Kosovës përmirësoi disi pozitat në grupin e 3 duke u pozicionuar vetëm 1 pikë larg vendit të dytë.
Me kërkesë të prokurorisë së Kavajës, gjykata e këtij rrethi gjyqësor ka caktuar sot masën e sigurimit personal ”detyrim paraqitjeje” ndaj 30-vjeçares Marsida Qatja
Rastet tek pavioni i infektivit ne QSUT duket sikur janë në rritje gjatë kësaj periudhe të vitit për shkak të ndryshimit të klimës dhe virozave stinore.
Kur bëhet fjalë për akne, gjithmonë i asociojmë ato me moshën e adoleshencës. Por, kur vërejmë të shfaqen në moshë madhore, ky fakt na habit e na gjen të papërgatitur.
Shqipëria është në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100%.
Në 31 dhjetor të 2018 konsumatorët familjare i kishin 394 milion euro fatura të papaguara OSHEE-së, borxhe të akumuluar në vite. Tetë muaj më pas në 31 gusht të këtij viti borxhi është ulur me mbi 11 milion euro, duke shkuar rreth 382 milion euro.
Top Media përkujtoi në një festë madhështore deri në orët e para të mëngjesit, ditëlindjen e themeluesit, Dritan Hoxha, dhe nisjen e sezonit të ri televiziv.
Një person është gjendur i vdekur në fshatin Përlat, të Mirditës.
Anëtarët e ekspeditës së 24-t ukrainase në Antarktidë kanë rigjetur një shpellë të madhe nëntokësore të cilës ia kishin humbur gjurmët prej kohësh.
Takimi dy ditor i krerëve te shteteve dhe qeverive të BE-së nis sot në Bruksel me në fokus Brexitin e ofensivën turke në veri të Sirisë.
Një burrë dhe bashkëshortja e tij ranë në dashuri me një grua që njohën në palestër. Tani janë të lumtur, të tre bashkë.
Cardi B dhe Offset janë ndoshta çifti më “i çmendur” i reperëve që mund të keni parë ndonjëherë.
Aktorja amerikane Helen Hunt u dërgua në spital pas një aksidenti automobilistik në Los Anxhelos.
Zyrtarët nga Koreja e Jugut kanë deklaruar se disa derra kanë kaluar kufirin që nga Koreja e Veriut, dhe janë bartës të një sëmundjeje të quajtur “Gripi i Derrit Afrikan”. Sëmundja është shumë e rrezikshme për Korenë e Jugut, pasi infektohen dhe derrat e egër në pyjet e tyre. Deri tani kanë gjetur mjaftueshëm të infektuar sa për të ngritur alarmin.
Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Nora Malaj foli mbi mungesën e shpërblimit në fundvit të pensionistëve, duke e cilësuar si një turp të madh.
Gjykata e Apelit të krimeve të rënda ka dënuar me 10 vite burg Klement Balilin.
Dymbëdhjetë persona u arrestuan sot në Selanik në protestat e organizuara kundër ndërhyrjes turke në Siri.
Rreth 70 për qind e drejtorive të përgjithshme të burgjeve në vend kanë pësuar ndryshime në strukturat drejtuese.
Bluza, ora muri, e deri dhe një gur varri: artisti i famshëm dhe misterioz i rrugës, Banksy provokoi me një ide origjinale.
80 përqind e të gjitha zjarreve të rëna këtë vit në rang qarku në Gjirokastër kanë prekur bashkinë e Dropullit.
Skena e teatrit “Bylis” në Fier u bë mikpritësja e radhës për operetën “Lakuriqi i natës” të kompozitorit Johann Strauss. Artistët profesionistë të teatrit kombëtar të operas dhe baletit interpretuan me mjeshtëri veprën e një prej kolosëve të muzikës botërore.
Rreth 1 mijë kuintalë patate prodhon çdo vit Stëbleva e Librazhdit ndërsa duket se tregu po shkon drejt përmirësimit edhe pse ende ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ish Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama, Victoria Nuland, dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).
Dy të rinj nga fshati Plan i Shkodrës janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor kundër veprimtarisë së lëndëve narkotike.
Pak para se të hynte në parlament deputeti Ditmir Bushati tha për mediat se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat për të merituar negociatat me BE-në, por që gjithsesi duhet pritur vendimmarrja e kryetarëve të shteteve.
NASA ka prezantuar kostumet e reja hapësinore që do të vishen nga gruaja e parë që do të shkelë në hënë.
Në ditën kur festoi 15 vjetorin e debutimit zyrtar me Barcelonën, Lionel Mesi i shtoi historisë së tij unike në futboll edhe një kapitull tjetër të rëndësishëm.
Nga kabineti i Erdoganit konfirmojnë se kanë pranuar letrën e Trump dhe se menjëherë pasi që e ka lexuar presidenti turk e ka hedhur në koshin për mbeturina, njoftoi BBC. Ndërkohë që operacioni turk në Siri vazhdon edhe sot.
Serbia vazhdon t’i ketë borxhe të mëdha Kosovës, përfshirë dhe ato ndaj pensionistëve të Kosovës.
Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës, teksa protestat në këtë vend kanë vazhduar për të tretën natë me radhë.
Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Komisionerin europian për Zgjerimin, Johannes Hanh, i cili ka riktheksuar edhe njëherë tjetër se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet.