Grida Duma vjen me thellimin e dymbëdhjetë eseve që ajo ka botuar gjashtë vite më pare.

Kësaj here me promovimin e librit më të ri “Koha për politikë”, Ajo mblodhi rreth vetes politikanë, gazetarë, njerëz të letrave e miq. Për të ndarë me ta vizionin e saj. Atë çka do të thotë politike.

“Emri politikë do të thotë; të bësh, të zgjidhësh, të ndërtosh. Gjithçka tjetër që nuk bën, nuk zgjidh, nuk ndërton në fakt nuk është politikë. nuk ka asnjë delir në ajo që unë vendosa ta emërtoj: koha për politikë. Në fakt është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi të”, ka thënë Grida Duma, anëtare e PD-së.

Grida Duma e ka pasur kapërcimin e saj në poltikë nga jeta akademike. Ajo thekson se sot politika duhet të jetë më shumë e hapur ndaj mendjeve të ndritura.

“Ka plot studiues që edhe humbjen e kredibilitetit në politikën shqiptare mund ta shikojnë edhe si avancim i shoqërisë. Sa më shumë merremi me politikë, ndoshta nuk jemi aq të avancuar. Sa më pak me politikë ja kemi arritur të jemi shoqëri më e lirë. Unë nuk besoj që jemi në kushtet e lirisë. ne jemi në kushtet e apatisë. E inercisë historike. Jemi në kushtet kur më shumë se kurrë politika duhet të thërrasë njerëz, duhet të gjithpërfshij ide”, shprehet Duma.

Autorja paraqet sugjerimet e saj për perspektiven liberale europiaqniste të Shqipërisë dhe renditi për këtë disa nga hapat më të domosdoshme.

“Na duhet një parlament dydhomësh, na duhet një demokraci e drejtpërdrejtë, gjithpërfshirëse, që kthen besimin. Referendumet. Dhe pa dyshim sistem i hapur i kandidimit të deputetëve”, ka thënë Grida Duma.

Jetona Koçibelli

Top Channel