Akrobatja Keisi Bardhi e nisi pikërisht këtu, në këtë arenë të Cirkut Kombëtar në Tiranë, rrugën drejt shkëlqimit si talent në akrobaci.

Këtu vajza ime nuk ka të ardhme. Në Gjermani e kanë quajtur Diamant, tha në intervistën e muajit mars të 2019, e ëma e Keisit, Manjola Bardhi.

Në muajin prill familja Bardhi emigroi drejt Gjermanisë, për t’i dhënë frymëmarrje talentit të saj.

Në këtë vend talenti çan, pavarësisht nga vjen dhe kush je. Do donim që vajza jonë të na bënte krenare ne, e pse jo edhe Shqipërinë.

Pa u mbushur 6 muaj, Keisi Bardhi u bë pjesë e superspektaklit “Das Supertalent”, që transmetohet në RTL dhe që zhvillohet për të 13 vit radhazi. Keisi mahniti publikun dhe jurinë të përbërë nga 3 anëtarë, ish ylli I muzikës së viteve 80 Dieter Bohlen, këngëtaren Sara Lombardi dhe koreografin Bruce Darnell.

Bruce: E bëre shumë, shumë bukur.

Sara: Kur e mendon që ke pak muj në Gjermani. Po njeh shokë e shoqe të reja, po përshtatesh me shkollën dhe vjen direkt në këtë skenë të madhe. Respekt!

Juria i dha Kesit tre “Po”, madje ish pjesëtari i grupit “Modern Talking“, Dieter Bohlen, bëri që në skenën e “Das Supertalent”, të flitej shqip.

Dieter: Bukur, shumë bukur! Të jesh krenare për veten tënde, si i thonë në shqip?

Bukur shumë! Të uroj shumë fat! Dhe kur të shkosh në shkollë, nëse dikush sillet keq me ty, thuaji, kam një shok të madh, njoh Dieter Bohlenin, thuaji.

 

Top Channel