Kryeministri bullgar: Mos hapja e negociatave, gabim i madh; mundësi që mund të rikthehet pas 15 vitesh

17/10/2019 18:34

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov e konsideron gabim të madh historik mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Borisov, një mundësi e tillë mund të rikthehet pas 15 vitesh.

“Të vendosësh për mos-hapjen e negociatave do të ishte një gabim historik. Do të ishte një goditje e rëndë për këto vende, pasi një mundësi e tillë mund të rikthehet në 10-15 vite”, është shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Evropian.

Kryeministri bullgar theksoi se Tirana dhe Shkupi meritojnë mbështetje, në të kundërt askush nuk duhet të pyesë përse përhapet xhihadizmi apo përse Kina vjen vërdallë.

  Von der Leyen shuan shpresat e fundit: Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për negociatat

Top Channel