Ursula von der Leyen, kryetarja e zgjedhur e Komisionit Evropian, ka shuar çdo shpresë për një ndryshim të vendimit në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, Von der Leyen tha se nuk ka shenja pozitive për fillimin e negociatave me dy shtetet ballkanike.

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” ka deklaruar Ursula von der Leyen.

Franca pritet të zyrtarizojë nesër votën kundër hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin, ndonëse pothuajse të gjitha shtetet e tjera anëtare kanë dhënë mbështetje.

Top Channel