“Pse nuk u hapën (negociatat) kur u tha që do të hapen, këtë shkoni dhe kërkojani presidentit të Francës”.

Kjo ishte përgjigjja e Edi Ramës për gazetaren Eni Vasili kur iu tha se kishte premtuar hapjen e negociatave me BE që në vitin e parë të qeverisjes, ndërkohë që 6 vite më pas kjo nuk ka ndodhur ende.

“Nëse Komisioni Evropian do të thoshte se nuk i ka plotësuar Qeveria kushtet, atëherë mund të më kërkoni llogari mua”, shtoi Rama.

Sa i përket deklaratës së presidentit Macron për azilkërkuesit shqiptarë, Rama tha se bëhet për konsum të brendshëm.

“E kam bërë unë këtë debat drejtpërdrejtë me presidentin e Francës dhe nuk e di unë, çfarë prisni ju të thotë ai kur i flet elektoratit francez. Unë di këtë, që nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat”, tha Rama.

  Negociatat/ Edi Rama në “Open”: Fjala e fundit nuk është thënë akoma, të presim deri nesër

  Mos hapja e negociatave/ Rama në “Open”: Shqipëria nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Top Channel