‘Shëtitje’ në hapësirë. Për herë të parë, dy femra

17/10/2019 17:58

“Shëtitja e parë në hapësirë e dy astronauteve femra do të bëhet të premten”- thotë NASA.

Christina Koch dhe Jessica Weir do të jenë dy astronautet amerikane që do të bëjnë historinë kur ato të dalin jashtë stacionit hapësinor ndërkombëtar së bashku, për të zëvendësuar një kontrollues energjie të prishur gjatë fundjavës. Dalja e tyre në hapësirë do të marrë rreth 5 orë e gjysmë.

Koch dhe një tjetër astronaute amerikane, Anne McClain, do të bënin daljen e parë në hapësirë të femrave, në mars. Por, gjithçka u anulua për shkak se NASA nuk kishte dy kostume të masës mesatare në bordin e ISS.

McClain, që atëherë është kthyer në tokë ndërsa Weir u kthye në stacion në shtator. NASA tani, ka dërguar atje një tjetër kostum në përmasa mesatare. Gruaja e parë që ka dalë në hapësirë ka qenë rusja Valentina Tereshkova, në 1963.

Që atëherë, 220 dalje në hapësirë janë kryer nga ISS dhe vetëm 15 femra kanë marrë pjesë në aktivitete jashtë stacionit. Agjencia Hapësinore amerikane njoftoi po ashtu të mërkurën se do të dërgonte gruan e parë dhe astronautin e radhës në hënë, në 2024 dhe zbuloi kostumet që ata do të vishnin për misionin.

Ardita Bacolli

Top Channel