Skandal në tribunë, babai i Haaland shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë
Cristiano Ronaldo është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai shpesh herë është komentuar edhe për nivelin e lartë atletik, por edhe fizik që disponon.
Për ta përforcuar këtë fakt, në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport”, ish-përgatitësi i portugezit, Valter Di Salvo, i cili ka punuar me të në kohën e Manchester United dhe Real Madridit, është shprehur: “Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta edhe kur të jetë 40 vjeç. Aspekti psikologjik është thelbësor dhe menataliteti i tij nuk mund të krahasohet me atë të lojtarëve të tjerë. Karakteristikat e tij e lejojnë të shënojë akoma shumë në të gjitha mënyrat. Është në gjendje të mirë fizike dhe kujdeset shumë për trupin e tij”.
Top Channel