13:00
Halloween-i nuk mund të ishte kaq “frikshëm” argëtues sa në “Shiko Kush LUAN”
Janë të tepërta fjalët për gjithçka ka ndodhur në studion e Luana Vjollcës në këtë të shtunë. “Shiko Kush LUAN” bëri bashkë: Anxhela Peristeri, Young Zerka, Eduart Ndocaj, Kejvina Kthella, Kanita dhe artistin e njohur ndërkombëtar Yaar. Të gjithë bashkë sollën një Halloween frikshmërisht të bukur duke dhuruar spektakël, humor, argëtim, rrëfime të sinqerta. Ajo që nuk pritej ishte një martesë gjatë programit që u bë në mënyrën më origjinale të mundshme.