E diel, 16 Shkurt 2020
12:09
Sot pritet shpërndarja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është para shpërndarjes, ndërsa duhet të votojë Ligjin për Prokurorinë Publike, Këshillin e Prokurorëve dhe Ligjin për mbrojtje.

11:57
Kërcënonte gruan dhe 3 fëmijët se do t’i vriste, arrestohet me pistoletë në dorë 54-vjeçari në Petrelë

Ajo çka mund të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Gurrë e Vogël, Petrelë është parandaluar në kohë.

11:48
Detaje të reja nga tragjedia e Bulqizës/ Pranë trupave u gjet një shishe me helm, kishin qenë për darkë te kunata

14 shkurti do të shenjonte një tragjedi në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj do të humbnin jetën, e ndërsa vajza tjetër do të dërgohej në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore (aktualisht është jashtë rrezikut për jetën).

11:37
Forumi studentor i Partisë Popullore Evropiane/ Anëtarësohet FRPD, reagon Basha

FRPD është zgjedhur anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.

11:22
“Rrëzohet propaganda antiKÇK”/ Balliu: Rama post shtetëror gruas së Denar Bibës, që s’kaloi vettingun

Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se është rrëzuar propaganda antiKÇK e Edi Ramës, pasi emëroi në një detyrë shtetërore bashkëshorten e Denar Bibës, megjithëse ajo dështoi të justifikonte pasurinë gjatë vettingut.

11:13
Dyshime për eksploziv në Shkodër, reagon Ademi: Na shqetëson fakti që situata në qytet s’është e qetë

Mbi pakon e dyshuar për eksploziv, e cila u gjend poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Liçi ka reaguar kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

10:53
“Kjo ngjarje s’më tremb”/ Pako e dyshimtë eksplozivi poshtë makinës, flet vetë administratori i Vllaznisë

Mëngjesin e sotëm, administratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi njoftoi policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, kishte konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban, ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

10:37
Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, Rama: Një lajm i mirë …

Në një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dijeni atë që ai e cilëson “një lajm të mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani.”

10:32
Grabitës serial/ Detaje rreth arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit që vodhi argjendarinë në Elbasan

Pak më parë, përmes një njoftimi, policia bëri me dijeni se kishte arrestuar një 27-vjeçar, autor i një sërë vjedhjesh e tentativash për vjedhje me dhunë e armë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

10:15
Dyshime për eksploziv poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, mbërrijnë forcat policore

Mëngjesin e sotëm, adminstratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi ka njoftuar policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban, ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

10:06
Rrëmbejnë dhe grabisin 85-vjeçarin, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Mesnatën e së premtes, një 85-vjeçar u dhunua dhe grabit në Lignano, Itali.

09:50
Byzylykë, varëse floriri/ Vidhte me armë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, arrestohet 27-vjeçari i dhunshëm

Është vënë në pranga një 27-vjeçar, autor i një sërë vjedhjesh e tentativash për vjedhje me dhunë e armë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

09:40
Për herë të parë, Harry dhe Meghan fotografohen bashkë, larg mbretërisë!

Për herë të parë, që prej largimit nga mbretëria, Harry dhe Meghan janë fotografuar bashkë ditën e Shën Valentinit.

09:27
“Dashuri e vërtetë”/ Burri i shpëton jetën së shoqes ditën e Shën Valentinit

Ditën e Shën Valentinit, një burrë i dhuroi së shoqes dhuratën më brilante; një mundësi të dytë për të jetuar!

09:19
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kina, kundërshtari më i madh i SHBA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha sot (të shtunën) se Kina kryeson listën e kundërshtarëve potencialë të Pentagonit.

09:11
“London International Film Fest”/ Pluton Vasi shpallet regjisori më i mirë

Regjisori shqiptar Pluton Vasi, i njohur për individualitetin e tij në krijimtari, si në filmin dokumentar edhe në atë artistik është shpallur fitues i çmimit “Regjisori më i mirë”, në “London International Film Fest”.

08:54
Koronavirusi/ A mund të ndihmojë gjaku i pacientëve të shëruar në trajtimin e infeksionit?

Një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë ka bërë thirrje së fundmi për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi Covid-19 me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar.

08:44
Bilanc i frikshëm/ Koronavirusi, 1669 viktima dhe mbi 69 000 të prekur

Deri më tani janë 1669 viktima nga koronavirusi në mbarë botën.

08:27
Zëri i Amerikës: Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet ndërmjet të dyja palëve.

08:22
Kontrolle me radarë për Shën Valentin! Sa ishte numri i shoferëve që u kapën të dehur

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Shtetit ka bërë me dijeni se gjatë aksionit të tyre, mbrëmjen e 14 shkurtit, e cila korrespondon me festën e Shën Valentinit dhe orëve të para të mëngjesit të datës 15 shkurt janë evidentuar 8 raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

08:13
Shpërthime në Bagdad! Raketat godasin pranë ambasadës amerikane në Irak

Mëngjesin e sotëm, një sulm me raketa ndodhi pranë ambasadës amerikane në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

07:42
Plane në fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

E shtunë, 15 Shkurt 2020
23:01
Humbi fëmijën vite më parë, burri surprizon nënën e lënduar

Fatkeqësisht ndodh që në jetë të përballemi me vuajtje dhe dhimbje që vijnë nga humbja e njerëzve tanë më të dashur. E tillë ishte edhe historia e Shkëlzenit dhe Fatjonës, çiftit që vite më parë kishin humbur vajzën e tyre.

22:54
Të akuzuar për trafik droge, lirohen shqiptarët në Holandë. Dy “kokat” ende në kërkim

Dy drejtues të një rrjeti shqiptar të drogës në Holandë vijojnë të jenë në arrati, ndërsa pjesëtarët e tjerë që u arrestuan janë liruar nga drejtësia për shkak se ndalimi i tyre ishte tejzgjatur ndërsa nuk u gjetën prova të mjaftueshme për t’i dënuar.

22:28
Gjyshërit dhe xhaxhi torturojnë deri në vdekje 12-vjeçarin, policia gjen videot e dyshimta

Një djalë 12-vjeçar Montana u gjet i vdekur në një dhomë në banesën e tij në Montana. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia  ka hedhur akuza ndaj gjyshit dhe xhaxhait të tij, duke thënë se torturonin djalin e mitur.

22:17
E njohu në “Facebook”, djali i shpreh live në studio dashurinë vajzës

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë shumë histori dashurie ku personazhet janë njohur nëpërmjet bisedave telefonike ose rrjeteve sociale.

21:49
E kapin duke pirë kafe në Yzberisht/ Arrestohet autori i grabitjes me plagosje në Durrës, sot grabiti një argjendari në Elbasan

Tiranë- Është arrestuar autori i grabitjes së ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

21:45
Mbrojtja imunitare e lakuriqëve bën që viruset e tyre të jetë vrasëse për njerëzit

Gjitarët e vegjël fluturues njihen se mbajnë në trupin e tyre sëmundje vrasëse për njerëzit si tërbimi, Ebola, Nipah, SARS e të tjera, por vetë ata nuk sëmuren prej tyre.

21:44
Makthi me koronavirusin në anijen ‘Diamond Princess’, SHBA do të evakuojë shtetasit e saj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se së shpejti do të  tërheqin pasagjerët amerikanë që ndodhen në karantinë në anijen Diamon Princess.

21:37
Motrat me aftësi të veçanta surprizohen nga shokët e klasës, marrin në fund surprizën e madhe

Programi “Dua të të bëj të lumtur” që në puntatat e para ka trajtuar dhe sjellë në ekranet tona histori tepër të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por që në thelb janë plot frymëzim dhe dashuri. E tillë ishte dhe historia e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës, vajzave nga Lushnja që u trajtua mbrëmjen e sotme.

21:24
“Shmangni varësinë nga Rusia” SHBA ofron 1 miliard dollarë për Europën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Uashingtoni do të ofrojë deri në një miliard dollarë për të financuar Evropën Lindore dhe Qendrore, që t’i ndihmojë rajonit që të shmangë varësinë nga energjia ruse.

21:09
U gjet e pajetë në dhomën e saj, dalin detaje të reja nga vdekja e prezantueses së njohur

Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër, në moshën 40 vjeç. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga autoritetet ditën e sotme ndërsa besohet se ajo ka vrarë vetën natën e Shën Valentinit.

21:08
Postimet e Trump ma bëjnë të pamundur punë

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha sot se presidenti Donald Trump e nënvlerëson atë në postimet e tij në Twitter, duke ia bërë “të pamundur të kryejë punën”.

20:59
Jemen, militantët Ansurullah rrëzojnë avionin saudit Tornado

Militantët jemenitë të koalicionit Ansurullah kanë rrëzuar një avion gjuajtës të prodhimit evropian Tornado që fluturonte për forcat e Arabisë Saudite, në një nga disa rrëzime të raportuara prej militantëve të avionëve modernë.

20:49
Francë, arrestohet publikuesi i videos së seksit të aleatit të Macron

Policia franceze ka arrestuar sot një artist rus, aktivist të drejtash, i cili është përgjegjës për publikimin e një video seksi që rrëzoi një prej aleatëve të ngushtë politikë të presidentit Emmanuel Macron.

20:45
“Gjurmë Shqiptare”/ Greku që u vra për Shqipërinë… Historia e tij

Cili është greku që dha jetën për Shqipērinë ? Si u përplas me ekstremistët e “Vorio Epirit”? Çfarë shkruante ai për shqiptarët ?

20:42
“Ndalooo…” Taksisti kthehet në makth për pasagjerët, i vihet pas makinës që e përplasi

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Virxhinia. Në shofer “Ueber-i”është arrestuar për shkak se terrorizoi pasagjerët e tij duke udhëtuar si i çmendur.

20:33
Robbie Williams dhe gruaja Ayda Field mirëpresin birin pas lindjes nga nëna surrogato

Këngetari i njohur britanik Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij Ayda Field kanë mirëpritur fëmijën e katërt, një djalë që lindi në ditën e Shën Valentinit nga një nënë e huaj e marrë me qera.

20:14
Eksplorimi robotik zbulon sekrete të reja të Piramidës së Gizës

Studiuesit kanë arritur më në fund të zbulojnë një tunel misterioz në piramidën legjendare të Gizës në Egjipt me anë të një droni zbulues që ka arritur të “shikojë” prapa të ashtuquajturës Pragu i Derës.

20:13
Vdekje misterioze/ 17-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në dhomën e prindërve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo, ku e reja shqiptare e quajtur Aurora Grazini vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, u gjet e vdekur  në shtratin e prindërve.

20:00
Shefi që ka gatuar për Bill Clinton rrëfen historinë e tij dhe synimin për “Hell’s Kitchen Albania”

Astrit Alex Daku vendosi të emigrojë nga Shqipëria drejt Greqisë, Italisë në vitin 1998. Pas disa vitesh qëndrim në Itali ai vendosi të emigrojë në Amerikë, ku jetonin dhe disa familjarë të tij.

20:00
Basha bëhet aktiv në instagram: Ja cili do jetë vendimi i parë nga PD për studentët

Kreu i Partisë Demokratie, Lulzim Basha ditën e sotme është aktivizuar duke komunikuar  në platformën më të ndjekur nga të rinjtë, pikërisht në Instagram.

19:59
Kreu i NATO-s paralajmëron kundër ambicieve të veçuara të mbrojtjes së BE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi anëtarët evropianë të aleancës për minimin e lidhjeve transatlantike me planet e tyre për ndërtimin e një ushtrie evropiane.

19:45
Bernie Sanders në kurthin e komikëve rusë, besonte se po fliste me Greta Thunberg

Komikët rusë Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, të cilët i kanë mashtruar shumë personalitete të profilit të lartë, e kanë vënë në kurth së fundmi kandidatin demokrat për presidencialet e SHBA Barnie Sanders.

19:37
Gjendet e vdekur në banesë prezantuesja e njohur (Fotot)

Prezantuesja e njohur Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër.

19:32
Konferenca e Munihut/ Lavrov i bën thirrje Evropës të refuzojë nocionin e “kërcënimit rus”

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov tha sot në konferencën e sigurisë në Munih se zgjerimi i NATO-s drejt Lindjes dhe manovrat e gjera ushtarake mudn të çojnë në pasoja të paparashikueshme.

19:21
Skënderbeu ndal Tiranën me polemika, ndahen me barazim

Skuadra e Tiranës ia ka dalë që në minutat e fundit të ndeshjes të barazojë rezultatin kundër Skënderbeut.

19:11
Rama: Ukraina prioritet i OSBE/ “Incidentet vijojnë, mungojnë kapacitetet për monitorim”

Kryeministri Edi Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, fjalën e tij ia ka dedikuar zhvillimeve në Ukrainë, shpallur si një nga prioritetet e agjendës së kryesimit nga Shqipëria në OSBE.

19:04
Terror brenda gjykatës/ Vriten 4 policë, lideri i bandës lirohet përmes sulmit me armë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Mendoza të Hondurasit, ku një grup prej 20 personave të armatosur me armë të rënda automatike janë futur në ndërtesën e gjykatës ku mbahej shefi i tyre dhe kanë qëlluar për vdekje katër policë.

19:03
Transgjinori dhe gruaja e tij lindin beben, ish i dashuri donator sperme

Një transgjinor dhe gruaja e tij pritën së fundmi djalin e tyre të parë pasi ish-i dashuri i tyre i përbashkët u bë donator sperme për beben.

18:49
Shkundet rrjeta e Skënderbeut, Tirana barazon shifrat me anë të Kale (Fotot)

Në stadiumin ‘Air albaia’  mbrëmjen e kësaj të shtune po luhet ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit. Klubi i “Ujqërve të Dëborës” ka kaluar në avantazh në minutën e 33 me anë të Dejvi Bregut.

18:40
Zbulohet se si do të përdorë Rusia dronët e fundit anti-radar Okhotnik

Pas prezantimit në janar 2019 të dronit të fundit sulmues anti-radar Okhotnik, spekulime të shumta kanë nisur në rrethet ushtarake për mënyrën sesi Rusia do ta përdorë atë, në një kohë kur shumica e ekspertëve besojnë se mjeti pa pilot do të përdoren brenda skuadroneve të gjuajtësve të gjeneratës së fundit Su-57 e MiG-35, ndërsa një pakicë besonin se droni do të përdoret si një platformë e pavarur sulmi apo lufte ajër-ajër.

18:35
Momente të frikshme, e reja fluturon në ajër me makinën e saj

Pamje të frikshme janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në “Long Beach” të Kalifornisë. 27-vjeçarja emri i të cilës nuk është bërë i ditur, po lëvizte me një shpejtësi tepër të madhe dhe për shkak të kësaj ajo ka fluturuar mbi një rreth rrotullim që ishte në rrugë, duke përfunduar më pas rreth 50 metra më larg.

18:30
Egla Harxhi: “Jam nënë xheloze, për djalin nxjerr shotgun-in!”

Egla Harxhi është diskutuar gjatë për jetën e saj sentimentale. Por si është ajo si nënë?

18:25
“Krijova kontakte për konferencën e donatorëve…” Rama nga Gjermani: Qëndrimi i Macron, sinjal pozitiv

Kryeministri Rama në Mynih të Gjermanisë ka dalë në një deklaratë për mediat duke folur rreth vizitës së tij dy ditore në Konferencën e Sigurisë.

18:24
Dy të rinj janë vrarë gjatë një grabitje të armatosur në kazinonë “Vegas” në lagjen Vizbeg

Në kazinonë “Vegas, në lagjen Vizbeg të Shkupit gjatë mëngjesit të sotëm janë vrarë dy persona-njëri sigurim i kazinosë, ndërsa tjetri me gjatë klientë i rastit. Sipas të dhënave të para, katër sulmues kanë hyrë në kazino në ora 4:47 të mëngjesit.

18:00
Foto të rralla të grabitqarëve në natyrë, kapur nga kamerat “kurth”

Motori gjigant i kërkimit në rrejt ‘Google’ po bashkëpunon me një faqe interneti ku do t’i lejojë kujtdo në botë që të përdorë miliona foto të kafshëve të egra të marra nga kamerat ‘kurth’.

17:56
“Take Me Out”/ Nisën audicionet për spektaklin më të ri në Top Channel

Audicionet e emisionit më të ri dedikuar beqarëve në Top Channel ‘Take Me Out’ nisën pikërisht në ditën e tyre, 15 shkurt.

17:48
Fotot e festës/Beqarët festojnë më mirë Shën Valentinin

Nuk është e thënë që të jesh çift që të festosh dhe t’ja kalosh mirë mbremjen e Shën Valentinit. Të rinjtë në këto foto tregojnë se festojnë më shumë kur janë beqarë

17:43
Viktimat e dhunës në familje, Osmani bën premtimin për një linjë të veçantë buxhetore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të drejtuar nga Igballe Rogova, me të cilin u bisedua mbi aktivitetet dhe sfidat me të cilat kjo organizatë po përballet për ta realizuar misionin e saj.

17:42
“Motra” e Demi Rose?! Njihuni me fituesen e reality show britanik (FOTO)

Ndoshta vetëm mbiemrin kanë njësoj, pasi Demi Rose dhe Amber Rose nuk kanë lidhje gjaku. Por pavarësisht kësaj, të dy yjet e famshme kanë diçka të përbashkët: të pasme “bombastike”.

17:30
Kryemadhi në Fier: Rama është ‘vrasësi’ i punësimit, por edhe ne jemi fajtor

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka mbledhur në qytetin e Fierit mbështetësit e partisë që ajo drejton.

17:29
Foto nga STUHIA VRASESE/ Dy të vdekur në Britani, nga cikloni bombe me emrin Denis

Erërat e forta deri në 120 kilometra në orë kanë goditur brigjet britanike dhe janë përgjegjëse për vrasjen e dy personave një prej të cilëve është adoleshent.

17:22
Frika nga Koronavirusi, Hamsik e Benitez në “burgun” spanjoll, asnjë kontakt me jashtë

Dalian Yifang, skuadra e elitës së futbollit kinez, e drejtuar nga Rafa Benitez e ku luan edhe ish-futbollisti i Napolit, Marek Hamsik, aktualisht ndohet në Malaga të Spanjës për një qëllim të dyfishtë: për t’u përgatitur për sezonin e ri dhe për të qëndruar larg Tokës së Dragoit për shkak të Koronavirusit.

17:10
Gati për ta shitur, tre shqiptarët kapen me 178 qese kokainë

Tre shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë pasi janë kapur me 178 qese me kokainë të paketuar dhe të përgatitur gati për shitje. E gjithë droga sipas mediave italiane kapte një sasi prej 2 kg.

17:09
Peshkatarët nga jashtë/ Egjiptiani që qep rrjeta në Durrës

Peshkimi është një nga industritë bazë për qytetin e Durrësit, por, ashtu si dhe në profesione të tjera, migrimi i vazhdueshëm i fuqisë punëtore drejt BE-së ka rritur nevojën për profesionistë në tregun vendas.

16:54
Dhunuan dhe grabitën 85-vjeçarin, arrestohen 4 agresorët shqiptarë

Katër persona u arrestuan për grabitje ndaj një 85-vjeçari nga Lignano natën midis të enjtes dhe të premten. 

16:53
Pendohet Jane Fonda, jo më operacione plastike

Në moshën 82 vjeçare, Jane Fonda vendos t`i thotë “lamtumirë” operacioneve plastike.

16:46
Thaçi: Jemi të përkushtuar për të arritur marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

16:45
Përplasjet mes Kurtit dhe Vuçiçit, ja çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura

Në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka qenë me dyer të mbyllura, por DW ka mësuar disa detaje nga burimet e saj.

16:43
Kurti për DW: Jam konstruktiv, por me parime

Albin Kurti e konsideron një bashkëbisedim të hapur e mjaft të dobishëm atë që u zhvillua në panelin e organizuar në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih.

16:40
Kacifa u vetëvra? Prokuroria e Gjirokastrës përgënjeshtron lajmin: Ja si qëndron e vërteta

Me anë të një deklarate prokuroria e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka reaguar rreth lajmit të publikuar sot në media ku thuhej se Kostandions Kaçifas është vetëvrarë.

16:38
Kurti paraqet tri parime në Munih për të vazhduar dialogu me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku përballë kishte presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

16:31
Patrulla SHBA kthehet mbrapsht në postbllokun sirian, oficeri: Jemi këtu për të sjellë paqen, njëlloj si rusët

Një tjetër episod përplasjesh mes patrullave ushtarake të SHBA dhe ushtrisë e fshatarëve sirianë është publikuar në rrjet teksa incidenti në fshatin Khirbet Amo bëri që në vend të vinin përforcime si nga amerikanët ashtu dhe rusët.

16:28
Adrenalinë dhe emocione në natën e fundit të audicioneve të “Top Talent 3”

Nata e katërt dhe e fundit e audicioneve të “Top Talent 3” ishte një prej më emocionueseve, pasi konkurrentët garuan më fort më qëllimin për të kaluar në fazën tjetër, atë çerekfinale.

16:19
Ikën “Ciara”, vjen “Dennis”/ Stuhia e re kërcënon Britaninë

Nuk ka qetësi për Britaninë: pas largimit të stuhisë së dhunshme Ciara, vendi po përgatitet për mbërritjen e një tjetër “bombe të motit”, ciklonit Dennis.

16:15
400 çifte lidhën kurorë në ditën e Shën Valentinit, ceremonia falas!

Më shumë se 400 çifte lidhën kurorë bashkë në ditën e Shën Valentinit në Managua.

16:11
Pentagoni paralajmëron Kinën të mos refuzojë “rendin botëror” të SHBA

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper ka përsëritur sot se Kina po ndjek politika agresive ekonomike e ushtarake “në kurriz të vendeve të tjera” dhe se po sfidon “rendin ndërkombëtar” është vendosur tashmë nga Perëndimi dhe Uashingtoni.

16:03
“Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne, vendosën t’i japin fund jetës në të njëjtën ditë

“Romeo dhe Zhulieta” e ditëve moderne, kështu janë cilësuar një çift të moshuarish që kishte rëndë dakord që të vetëvriteshin në të njëjtën ditë.

15:50
Historia e Lefter Talos/ Minoritari me pro shqiptar sonte në “Gjurmë Shqiptare”

Ai lindi në zonën e Vurgut dhe i përkiste minoritetit grek, por Shqipërinë e deshi më shumë se shumë të tjerë…

15:48
Dashuri në kohë koronavirusi; Dy të rinjtë rusë nisin lidhjen nën karantinë

Rusia është duke evakuar qytetarët e saj nga epiqendra e koronavirusit vrasës të Kinës, Vuhan dhe ka sjellë në një qendër izolimi të paktën 140 njerëz në qytetin siberian të Tyumen.

15:44
Drama “Hedda Gabler”/ Vepra e Ibsenit, në skenën e teatrit eksperimental

Hedda Gabler asnjëherë nuk u pajtua me realitetin. Ajo mbeti gjithmonë një vajzë e bukur me një shpirt të çmendur.

15:37
Të dielën Laçi-Partizani/ Sormani: Sulmi? I lumtur nëse shënon edhe portieri

Eliminimi nga kupa padyshim që ndryshon sezonin e Partizanit dhe trajneri Sormani nuk mund të mos e pranonte këtë fakt në konferencën për shtyp, një ditë përpara sfidës me Laçin ku 3 pikët për të kuqtë janë jetike sa i përket garës për titull.

15:33
India anulon planet e ndërtimit të super-aeroplanmbajtëses së re

Sipas raportimeve të fundit India ka pezulluar për momentin planet për ndërtimin e aeroplanmbajtëses së tretë që prej majit 2019.

15:32
SHBA “blen” Europën/ Një miliardë dollarë për t’u larguar nga gazi rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Washingtoni do të ofrojë deri në një miliard dollarë për të financuar Europën Lindore dhe Qendrore, që t’i vijë në ndihmë rajonit për t`iu larguar varësisë nga burimet ruse të energjisë.

15:30
Ikja e mjekëve jashtë Kosovës/ Komuna e Suharekes hap konkurs për gjinekolog por asnjë aplikantë

Largimi i mjekëve drejt perëndimit po i jep pasojat e para në tregun kosovar.

15:23
Në shkollë të shtunën/ Orë të shkurtuara ose ditë aktivitetesh festive

Edhe këtë të shtunë, si të shtunën e 3 javëve më parë, më 25 janar nxënësit shkuan në mësim.

15:20
Do rriten pensionet e minoritarëve/ Qeveria greke, ligj të ri edhe për të huajt e moshuar

Qeveria greke ka sjellë në parlament ditën e premte një projektligj që do të votohet në datën 21, me anë të të cilit përmirësohen presdispozitat për pensionet e minoritarëve grekë, ndërsa nuk preken kushtet për pensionet e emigrantëve të huaj, midis tyre edhe të shtetasve shqiptare.

15:17
Amsterdami do të ndalojë blerjen e marijuanës nga turistët e huaj

Amsterdami do të nisë zbatimin e masave për ndalimin e blerjes së kanabisit nga turistët e huaj në kafenetë e tij të famshme dhe pikat e tjera të shpërndarjes.

15:10
Vendoset ekstradimi në Francë i Eskobarit turk, u kap në Tiranë

Gjykata vendosi ekstradimin në Francë të 53 vjeçarin Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique. Ai u arrestua në Shqipëri disa muaj më parë për llogari të drejtësisë franceze.

15:05
Shkenca insiston: Koronavirusi vrasës nuk është fabrikuar në laborator

Shkencëtarët kanë vijuar sot të insistojnë se koronavirusi vrasës që ka shkaktuar emergjencë globale shëndetësore nuk është prodhuar e çliruar nga një laborator

15:03
“Bashkë për Shqipërinë”/ Të hënën konferenca për Shqipërinë, fatura e dëmeve 1 miliardë euro

Këto pallate këtu në kombinat të shpallura të pabanueshme janë një pjesë e vogël e tablosë, së madhe të dëmeve nga tërmeti 26 Nëntorit. Vlera e dëmeve sipas përllogaritjeve zyrtare i kalon 900 milion euro.

15:00
Shqipëria, gjyqe për 1.3 mld euro/ Është paditur në gjyqe ndërkombëtare të arbitrazhit

Kompanitë e huaja që kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim.

14:46
Të veshur me rroba të policisë dhe armatosur deri në dhëmbë, futen në gjykatë për ta liruar bosin e bandës MS-13 – vrasin tre policë

Një grup prej 20 personave të armatosur me armë të gjata, janë futur në ndërtesën e gjykatës dhe kanë qëlluar për vdekje tre zyrtarë policorë. E gjitha është bërë për të liruar liderin e bandës MS-13, Alexander “El Porky” Mendoza në Honduras.

14:44
Vuçiç: Nuk dua ta gënjej popullin tim se Kosova do të jetë e jona

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri [serb] në Kosovë, por se ai nuk do të gënjej popullin e tij lidhur me situatën e vërtetë.

14:40
Kurti: Jam për dialog, por përmbajtja e marrëveshjes me Serbinë ka prioritet

Në intervistën ekskluzive me Deutsche Wellen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti flet për takimet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pikëpyetjet në dialogun me Serbinë dhe nevojën e Kosovës për politikë të jashtme unike.

14:28
Frika nga virusi, bankat kineze dezinfektojnë kartëmonedhat

Bankat kineze po dezinfektojnë kartëmonedhat, si pjesë e përpjekjeve për frenimin e koronavirusit që ka marrë deri tani më shumë se 1.500 jetë njerëzish, dhe vazhdon përhapjen.

14:24
Krijohet kopshti i Nexhmije Pagarushës te Parku i Liqenit, artistët nga Kosova mbjellin 100 pemë

Veliaj: “Kopshti i kushtohet artistes së madhe”; Sabri Fejzullahu: “Në Tiranë po prek gjëra të bukura”

14:23
Në kërkim të jashtëtokësorëve/ Në New Mexico, nis projekti gjigant

Për herë të parë, astronomët do të kërkojnë në qiell për shenja të jetës jashtëtokësore, duke përdorur 28 teleskopë gjigantë në atë që po shihet si “ gjueti e paprecedentë” për civilizimet e huaja.

14:18
Gazeta gjermane: Thaçi, pazare të fshehta me Beogradin

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” shkruan se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë të arritura nën presionin e ambasadorit amerikan në Berlin, janë vetëm “shenja” të qëllimeve të mira.