“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe Një grua në Kanada ka gjetur një mënyrë gjeniale për të përqafuar në siguri të plotë, nënën e saj edhe gjatë pandemisë së koronavirusit: dorezën e përqafimit, që nuk është gjë tjetër vecse një mbulesë plastike, me katër mëngë të qepura në të, varur në një tel rrobash.
Karolin Ellis dhe bashkëshorti i saj, Endriu, e krijuan të ashtuquajturën dorezë të përqafimit në prag të ditës së nënës, që këtë vit u festua më 10 maj në Amerikën e Veriut.
“Mendova që mamaja nuk po merrte përqafimet me të cilat ishte mësuar dhe duhej të bëja diçka për këtë. E doja për ditën e nënës”, tregon Karolin.
Dhe rezultati, ishte i kënaqshëm. Një video e regjistruar në momentin që Karolina përqafoi të ëmën, u nda në median sociale dhe u bë menjëherë virale, aq sa ka habitur edhe protagonistët.
“Unë doja thjesht të përqafoja mamanë time. U habitëm sa shpejt videoja u bë virale, por edhe u gëzuam sepse njerëz të tjerë mund të bënin si ne”.
Sigurisht, një përqafim përmes plastikës, nuk do të jetë kurrë si ai i vërteti, por në kohë të tilla, në mesin e izolimit dhe masave të tjera të distancimit social, kjo kujton pak normalitetin e dikurshëm dhe sjell shpresë…
Top Channel