Italia e ka dënuar me 5 vite burg, arrestohet 44-vjeçari në Durrës (EMRI)

18/05/2020 10:51

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Bëhet fjalë për Nardi Hoxhën, 44 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel