Rrjetet sociale sot të ofrojnë mundësinë që të gjenerosh të ardhura, një ndër to është dhe “Instagrami”. Pikërisht kjo e fundit ishte dhe tema e diskutimit në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.

Antoneta Koçi, është njëra nga vajzat e rubrikës “PërPuthen”, e cila muajt e fundit ka marrë vëmendje të madhe mediatike, për shkak të pjesëmarrjes në emision.

Megjithatë, edhe pse televizioni i ka dhënë shumë dhe e ka kthyer në një personazh mjaft të njohur  e të dashur për publikun, Antoneta thotë se midis televizionit dhe Instagramit do të zgjidhte këtë të dytën. Kjo sepse sipas saj, “Youtube”, është një platformë që e zëvendëson më së miri televizionin.

Top Channel